PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mish derri me speca
2014-04-08 17:56:32 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit

500 gr mish derri tul 

1 qepë

1 spec jeshil

2 star anise

4-5 thelpinj hudhër

pak xhenxhefil të freskët

1 spec të kuq (jo djegës)

4 lugë vaj

Për salcën

-2 lugë salcë soje

-1 lugë vaj

-3 lugë ketchup

-1 lugë uthull orizi

-krem fasulesh të zeza

Për marinimin

3 lugë sheqer

1 lugë piper të kuq pluhur

1/2 lugë xhenxhefil pluhur

1/2 piper të zi pluhur

1 lugë kripë

Përgatitja

1. Në një enë hidhni sheqerin, piperin e kuq, xhenxhefilin, piperin e zi dhe kripë. Miksojini mirë së bashku si në figurë.

2. Me këtë përzierje nisni marinoni mishin e derrit nga të dyja anët.

3. Ndizni furrën dhe vendoseni në 200 gradë celcius. Në një tepsi hidhni pak vaj dhe vendosni mishin në furrë për 25-30 minuta.

4. Ndërkohë që mishi piqet, përziejini të gjitha përbërësit e salcës së bashku dhe lërini mënjanë.

5. Pritini perimet, specat, qepën, hudhrën dhe xhenxhefilin si në figurë

6. Pasi mishi i derrit të jetë pjekur hiqeni nga furra dhe lëreni për 10-15 minuta. Pasi të jetë ftohur pak priteni si në figurë.

7. Për skuqjen e perimeve, shtoni vajin në një tigan dhe hidhini 2 "star anise".

8. Pasi vaji të jetë nxehur mirë nisni të skuqni në fillim xhenxhefilin dhe hudhrën për 1-2 minuta.

9. Më pas shtoni specin e kuq dhe qepën dhe lërini të gatuhen derisa të zbuten.

10. Hidhni gjysmën e tasit të salcës dhe lëreni derisa të gatuhen mirë.

11. Në fund shtoni specat jeshilë, mishin e derrit dhe pjesën e mbetur të salcës.

Lërini të gatuhen për disa minuta

Mund ta shoqëroni me oriz.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China