PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qofte të fërguara
2014-03-03 11:37:08 CRI Komenti juaj Printoni

Qoftet kineze janë shumë të famshme sot në botë, për shijen dhe veçantinë e tyre.

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Për 3 persona

Përbërësit:

500g mish derri i grirë

2 gështenja të grira hollë (nëse keni dëshirë)

1 lugë gjelle qepë të njomë

1 lugë niseshte

1 vezë

5 lugë vaj

kripë

1/2 lugë sheqer

1 lugë verë orizi

1-2 lugë salcë soje

Përgatitja:

1. Rrihni vezën në një tas

 

2. Në një tas tjetër të madh, shtoni mishin e grirë, vezën e rrahur, qepën e njomë, 1-2 lugë niseshte, kripën, sheqerin, verën e orizit dhe salcën e sojës. Përziejeni mirë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

3. Qoftet i bëjmë të vogla sa një arrë

4. Nxehni vajin dhe nisni të fërgoni qoftet derisa të skuqen plotësisht. Pas skuqjes, i vendosim në pjatë ku kemi shtruar letër kuzhine.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China