PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Singjian-Ujgur, luftë popullore kundër terrorizmit
2014-07-07 16:58:14 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, incidentet terroriste në Rajonin Autonom të Singjian-Ujgurit të Kinës kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave statistikore, në Singjian, aktet terroriste janë shtuar nga 140 që ishin në vitin 2010 deri në më shumë se 200 vitin e kaluar.

Ndërkohë, terroristët po zgjerojnë edhe sferën e veprimeve. Vjet, në sheshin Tian'anmen, në qytetin Kunming, kryeqendër të provincës Yun'nan të Kinës jugore ndodhën sulme terroriste, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur. Sipas mediave, sivjet, objektivat e terroristëve po transferohen nga organet ligjzbatuese si komisariate policie, zyra administrative qeveritare etj., në stacione treni, tregje dhe vende të tjera publike, që frekuentohen nga qytetarë të thjeshtë. Nga hetimet del se shumë terroristë janë anëtarë të "Lëvizjes Islamike të Turkistanit Lindor", të përqëndruar kryesisht në Rajonin Autonom Singjian-Ujgur.

Në mbledhjen e dytë qeveritare të organizuar në majin e sivjetshëm, kryetari i shtetit Xi Jinping ritheksoi rëndësinë e garantimit të rendit publik në Singjian dhe urdhëroi goditje më të ashpra kundër terrorizmit. Më 24 maj, autoritetet e Singjianit publikuan një njoftim, ku i bënë thirrje popullit të bashkohet si një trup i vetëm dhe inkurajuan banorët vendës të raportojnë informacione të vlefshme.

Para terroristëve mizorë, të mbështetur nga qeveria, masat popullore në Singjian-Ujgur po aktivizohen në mbrojtje të vatrës së tyre.

Më 22 maj, dy makina përplasën enkas shumë banorë në një treg të kryeqendrës së Singjian-Ujgurit, Urumqi dhe pas parkimit, makinat shpërthyen, duke shkaktuar mbi 30 viktima dhe gati 100 të plagosur, kryesisht të moshuar dhe fëmijë. Pasi mësuan nga mediat se të gjithë autorët e sulmeve janë nga distrikti Pishan, qytetarët e këtij distrikti u indinjuan jashtë mase dhe raportuan 11 persona, si të dyshuar të kenë lidhje me incidentin. Ata formuan edhe skuadra patrulluese për të parandaluar aktet terroriste.

Në fund të majit, 6 fshatarë të komunës Sangzhu të Pishan-itata zbuluan gjatë patrullimit 3 persona me thika dhe pajisje eksplozive. Me gjakftohtësi dhe mençuri, ata arritën të ndalonin këta tre të dyshuar, si terroristë. Drejtuesi i operacionit anti-terrorist i rajonit Lu En tha se ndihma dhe përkrahja e komunitetit ka inkurajuar forcat e rendit.

Përfaqësuesit e banorëve të fshatit Fangjiazhuang të Urumqit vendosën me anë të votimit të blejnë një fuoristradë për stacionin policor me qëllim patrullimin e zones. Blerja e automjetit do të realizohet me kontributin e çdo familjeje. Paraditen e 13 qershorit, përfaqësuesit e fshatarëve i dorëzuan policisë vendore makinën.

Fshati Fangjiazhuang është një fshat turistik. Me kushte të favorshme natyrore dhe peisazh mahnitës, ai pret mbi 4300 turistë dhe mbi 1000 makina në ditë. Sipas z. Peng Tong'an, sekretar i Partisë Komuniste të Kinës për fshatin Fangjiazhuang, banorët janë pasuruar nga zhvillimi i turizmit. "Terroristët na prishin rendin dhe jetën e qetë. Policët çdo ditë patrullojnë me këmbë, pa pushim në fundjavë dhe as në pushime zyrtare. Vetëm solidariteti në komunitet mund të bëjë të sigurtë lumturinë tonë. Prandaj, ramë dakord njëzëri t'i dhurojmë policisë një makinë për ta ndihmuar në veprimtarinë e saj", tha z. Peng.

Më 16 qershor, 12 fshatarë të komunës Guleauati të distriktit Wensu të Singjian-Ujgurit blenë 22 motorçikleta për punonjësit vendorë të sigurisë.

Në mes të qershorit, tre terroristë me sëpata në duar u futën në një sallë shahu(chess room) të qytetit Hetian dhe sulmuan me egërsi njerëzit. Ndaj këtij akti dhune reaguan pronarët e dyqaneve të cilët i goditën keqbërësit me shkopinj dhe mjete të tjera të forta. Në bashkëpunim me forcat patrulluese të policisë, ata arritën të shmangin veprimet terroriste dhe të shpëtojnë jetën e qytetarëve.

Më 16 qershor, autoritetet e Rajonit Autonom dekoruan qytetarët që luftuan kundër terroristëve në Hetian dhe Pishan me tituj nderi e çertifikata vlerësimi me vlerë 300 mijë(mbi 48 mijë$) dhe 200 mijë juanë(mbi 32 mijë $).

Përveç këtyre dy vendeve, banorët në shumë krahina të tjera të Singjian-Ujgurit kanë marrë pjesë në goditjen e terrorizmit. Deri tani, policët kanë marrë mbi 300 informacione të vlefshme nga qytetarët, në bazë të të cilave u arrit të zbuloheshin 9 grupe terroriste, një sekt ekstremist fetar, u arrestuan më shumë se 60 të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 160 mjete eksplozive.

Faktikisht, lufta popullore kishte nisur më herët dhe ideja kundër terrorizmit ka rrënjë të shëndosha në mendjet e banorëve të kombësisë ujgure në Singjian. Në historinë e luftës anti-terroriste, ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Në vitin 2006, tetë banorë ujgurë, nga 15 vjeç deri në moshën e mesme, bashkëpunuan me policinë, duke qëndruar dhjetra ditë në një pikë kontrolli, pavarësisht dimrit të ftohtë. Ata, si njohës të dialektit vendës, ndihmuan policinë në arrestimin e 10 terroristëve, sekuestrimin e 5 granadave dhe armëve të tjera. Një hoxhë ujgur në qytetin Hetian, ku aktivizoheshin terroristët i tha gazetarit se çdo sulm terrorist në Hetian saboton emrin e ujgurëve myslimanë. "Por, po të vini këtu dhe të shihni me sytë tuaj, mund të kuptoni se banorët tanë nuk kanë patur ide për këto veprime të këqija", tha përfaqësuesi fetar.

Anëtari i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Singjian-Ujgurit, Pan Zhiping tha se lufta kundër terrorizmit në Singjian po zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë banorëve aktivë ujgurë. "Tragjeditë e përsëritura vitet e fundit i bëjnë ata të kuptojnë se fitorja e kësaj lufte nuk mund të bazohet vetëm te forca qeveritare. Përkrahja e tyre është shumë e vlefshme ", shtoi z. Pan. Madje një ditë pas sulmeve terroriste në stacionin e trenit të Urumqit, 11 studentë ujgurë publikuan një letër në internet, duke u bërë thirrje bashkëkombësve të "mos rrinë në heshtje" dhe të luftojnë kundër "fuqisë mëkatare".

Ndërkohë, në mbarë vendin, qeverisja vendore ka shtuar masat anti-terroriste me pjesëmarrjen e komunitetit. Tani në Pekin, çdo ditë ka 850 vullnetarë që patrullojnë në rrugë dhe lagje. Njëkohësisht gati 100 mijë qytetarë kanë formuar një grup për mbledhje të informacioneve.

Sipas këtij sistemi, qoftë një këpucar apo shitës i gazetave mund të raportojë menjëherë sapo zbulon diçka të dyshimtë. Ndërsa, autobuset e 31 linjave në Pekin do të pajisen me 1000 persona të sigurisë.

Më 16 qershor, 13 njerëz që ndërmorrën sulmet terroriste u dënuan me vdekje. Veprimtarisë terroriste i është kundërvënë qeveria dhe qytetarët. Siç tha një banor ujgur që ndihmoi policët, "Terroristët do të përfshihen nga zjarri i ferrit, por dhe unë do t'i kap për të mbrojtur jetën e qetë".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China