PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fëmijët kinezë dhe anglishtja
2014-07-07 16:36:46 CRI Komenti juaj Printoni

Jiang Hai është një pekinas që me djalin e tij 4 vjeçar merr pjesë në Festivalin për Gjuhët e Huaja zhvilluar kohët e fundit në kryeqytetin kinez. I pyetur se përse e ja sjellë vogëlushin në një veprimtari të tillë ai përgjigjet se " Kur të rritet djali do të komunikojë me të huaj. Ndaj shpresoj të mësojë sa më parë dhe sa më mirë gjuhën angleze".

Festivali i Gjuhëve të huaja startoi në Pekin në vitin 2002 si një veprimtari për komunikimin, ndërveprimin dhe përdorimin e gjuhëve të huaja.Prej disa vitesh gjuha angleze konsiderohet si një nga lëndët mësimore më të rëndësishme të sistemit shkollor, krahas gjuhës kineze dhe matematikës. Në mjaft provinca dhe qytete të Kinës gjuha angleze mësohet që në shkollën fillore. Në Pekin, për hyrjen në Kolegj nota e anglishtes në vitin 2016 pritet të ulet në 100 pikë nga 150 që është aktualisht. Në provincat Jiangsu dhe Shandong parashikohet të veprohet në të njejtën mënyrë.

Shumë prindër kinezë preferojnë që fëmijët të nisin mësimin e gjuhës angleze që në kopësht. Wang Xue, drejtor i një shkolle për mësimin e gjuhës angleze për fëmijët parashkollorë thotë se ka shumë kërkesa të prindërve që fëmijët e tyre të nisin sa më herët mësimin e anglishtes. "Pjesa më e madhe e prindërve kanë lindur në vitet 70 apo 80 të shekullit të kaluar. Krahasuar me prindërit e tyre ata kanë mësuar anglisht, ose kanë qenë jashtë shtetit ndaj i kushtojnë më shumë rëndësi të mësuarit të gjuhës angleze për fëmijët e tyre., thotë Wang.

Megjithatë kurset kushtojnë. Një sondazh i kryer vitin e fundit nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit tregon se në 2012, prindërit kinezë kanë shpenzuar 14 miliardë yuanë (ose 2 miliardë USD) për kurset e anglishtes. Sipas Wang një orë mësimi e gjuhës angleze nga një mësues anglishtfolës paguhet nga kinezët rreth 130 yuanë. Li Wei është babai i një djali 7 vjeçar nga Pekini i cili prej 4 vitesh e ka rregjistruar të birin në një kurs të mësimit të gjuhës angleze dhe deri tani ka shpenzuar 40 mijë yuanë, për të cilat nuk është penduar.

"Të gjithë miqtë dhe të njohurit e mi i dërgojnë fëmijët në kurse të gjuhës angleze, ndaj nuk kisha se si ta lija tim bir pa kryer këtë kurs. Anglishtja është mjaft e rëndësishme në ditët tona,veçanërisht për të rinjtë që në të ardhmen mund të shkollohen jashtë vendit", thotë Li.

Prindërit kinezë preferojnë që fëmijët e tyre ta mësojnë anglishten me mësues anglishtfolës. Jasmine Briggs është një shtetase angleze që prej një viti punon si mësuese e gjuhës angleze në një kurs në Pekin. Ajo thotë se është e befasuar nga prindërit kinezë.

"Kisha dëgjuar para se të vija këtu se prindërit kinezë janë shumë të përkushtuar për shkollimin e fëmijëve të tyre. Por kur nisa punën si mësuese e gjuhës angleze e vërtetova këtë fakt më së miri. Prindërit e nxënësve të mi më pyesin edhe për mënyrën se si duhet të sillen me fëmijët, si mund ta përmirësojnë ata anglishten në kohën e lirë. Unë e di që ata shpenzojnë shumë për këto kurse, por uroj që kjo një ditë të shpërblehet nga fëmijët e tyre që i rritin me kaq shumë përkujdesje", thotë Jasmine.

Tashmë prej dy dekadash shumë familje kineze i dërgojnë fëmijët për studime jashtë vendit, kryesisht në SHBA, Britaninë e madhe, Kanada dhe mësimi i anglishtes që në moshë të vogël i shërben këtij formimi të tyre.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China