PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gatimet e shijshme në Kinë (2)
2013-02-07 20:09:20 CRI Komenti juaj Printoni

Makaronat e përgatitura janë të shijshme kanë ngjyrë të verdhë dhe janë të freskëta. Ato janë të bëra nga makaronat jianmian me një përzierje të salcës dhe perimeve të thata. Restorantet e Reganmian i gjejmë në mbarë vendin. Një prej tyre është, Cailinji, i cili është më i njohuri në këtë vend. Ai u themelua në vitin 1930, dhe është përballur me shumë konkurrencë. Tasi tipik i Reganmian ka salcë soje, krem susami, perime turshi, hudhër dhe vaj pikant.

Poeti Xiaoyin nga Wuhani tha se kur ishte i vogël, së bashku me të atin e tij e viziton shpesh restorantin Cailinji dhe të gjitha tavolinat në këtë vend ishin gjithnjë të zëna.

Një tjetër prej banorëve të zonës na prezantoi me restorantin Pangji. Ky restorant punon 24 orë, dhe një tavë me makarona gjatë ditës kushton 3 juanë dhe gjatë natës 4 juanë. Ai tha se ambjenti i këtij restoranti nuk është luksoz, por në të gatuhen makaronat më të mira Reganmian.

Reganmian është mirë të shoqërohen me raki Humi. Kjo është metoda më tradicionale për ngrënien e këtyre makaronave. Në Wuhan, të rinjtë hanë Reganmian jashtë në rrugët e qytetit. Atje, makaronat Reganmian janë jo vetëm një ushqim, por edhe një pjesë e jetës.

Kuzhinieri i njohur në Wuhan Deng Jinghua administron disa restorante të nivelit të lartë. Ai shprehet se nëse doni të shijoni stilin e vërtetë të qytetit Wuhan, duhet të hani ushqimet që përgatiten në rrugë. Ai prezantoi restorantin Mamushao, ku ka një lloj gatimi që quhet Chaoxiaqiu (karkalecë të tiganisur) dhe është ushqimi më popullor i banorëve të thjeshtë.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China