PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gatimet e shijshme në Kinë (2)
2013-02-07 20:09:20 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë ushqimet ndryshojnë sipas karakteristikave të motit, stinës dhe vendit. Koha dhe zakonet përbëjnë disa elemente kulturore. Në emisionet tona do të flasim rreth ushqimeve që konsumohen sipas stinëve dhe vendit, ushqimet në pranverë, në verë, në vjeshtë, në dimër në qytete të ndryshme.

Gatimet e shijshme në verë në Wuhan

Wuhan kryeqendra e provincës Hubei, është qendra e transportit në pjesën qendrore të Kinës, dhe ushqimet lokale në këtë zonë janë me karakteristika të pjesës jugore dhe veriore të Kinës. Ushqimet e vogla karakteristike në Wuhan janë të thjeshta dhe të shijshme.

Në Wuhan ekziston tradita e të ngrënit të ushqimeve pas darkës. Nata në Wuhan është më e gëzuar se nata e çdo qyteti tjetër. Njerëzit hanë zakonisht tavë me makarona "Reganmian" dhe një pjatë me aragostë. Të dyja këto gatime janë pikante, pasi në Wuhan gjatë stinës së verës, ushqimet pikante preferohen më shumë.

Makaronat "Refanmian" janë ushqimi më tipik i Wuhan-it.

Ky lloj gatimi ka një kulturë 80-vjecare. Konsumohet shpesh për mëngjes dhe zakonisht shitet në rrugët e zonave të banimit. Receta për këto makarona është e ndryshme nga makaronat e tjera. Në fillim përzihen makaronat e gatuara me vaj dhe lihen të thahen. Para se të konsumohen makaronat e përgatitura vendosen në ujë të valuar dhe pasi përzjehen me shoqëruesit përkatës janë të gatshme për t'u ngrënë.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China