PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barnat e reja në librat e lashta
2012-09-05 19:09:48 CRI Komenti juaj Printoni

Teoria Yin dhe Yang

Yini e Yangu përfshihen në kategorinë filozofike të Kinës së lashtë. Nëpërmjet vëzhgimit të fenomeneve kontradiktore, njerëzit e futën konceptin mbi kontradiktat në kategorinë Yin dhe Yang dhe shpjeguan ndryshimin e sendeve nëpërmjet ndryshimit të energjisë jetësore Yin dhe Yang. Mjekësia kineze me konceptin e unitetit të të kundërtave midis Yinit dhe Yangut shtjellon lidhjet e ndërlikuara midis pjesëve të sipërme dhe të poshtme dhe midis pjesëve të jashtme e të brendshme të trupit të njeriut, si dhe midis jetës njerëzore dhe natyrës, midis shoqërisë dhe hallkave të tjera të jashtme. Ekuilibrimi relativ midis Yin-it dhe Yang-ut është baza e sigurimit të aktiviteteve normale të trupit njerëzor, prishja e këtyre marrëdhënieve do të shkaktojë sëmundje dhe do të pengojë aktivitetet normale të jetës.

Kuptimi i drejtpërdrejt i Yin dhe Yang në kinezishte ka të bëjë me anën ndritshme dhe të errët të një objekti. Filozofia kineze e përdor yin dhe yang për të përfaqësuar një gamë të gjërë të poleve të kundërta në univers: ftohtë dhe ngrohtë, shpejt dhe ngadalë, mashkull-femër etj. Në përgjithësi, çdo gjë që lëviz, ngjitet, shkëlqen, ka përparim, duke përfshirë edhe sëmundjet funksionale të trupit, perceptohen si yang. Karakteristika e ndalesës, zbritjes, errësirës, duke përfshirë edhe sëmundjet organike perceptohen si yin.

Funksioni i yin-it dhe yang-ut udhëhiqet nga ligji i unitetit dhe të të kundërtave. Me fjalë të tjera, yin dhe yang janë në konflikt me njëri-tjetrin por në të njëjtën kohë janë reciprokisht të varur. Natyra e yin dhe yang është relative. Pa të "ftohtë" s'ka "të ngrohtë" pa "ngjitje"s'ka "zbritje"etj.

Shembulli më ilustrativ i ndërvarësisë yin-yang është ndërlidhja midis substancës dhe funksionit. Vetëm me substanca të mjaftueshme trupi i njeriut funksionon në mënyrë të shëndetshme.

Të kundërtat në çdo objekt dhe fenomen janë në lëvizje dhe ndryshime të vazhdueshme. Për shembull, dita është yang dhe nata është yin, por mëngjesi shihet si një yang brenda yin, pasditja si një yin brenda yang etj.

Fara (Yin) rritet në fushë (Yang), e cila në vetvete pasi vyshket kthehet përsëri në tokë (Yin). Kjo ndodh me ndryshimin e stinëve. Dimri (Yin) transformohet përmes pranverës në verë (Yang).

Mjekësia Tradicionale Kineze është e mendimit se jeta njerëzore është një proces fiziologjik në lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm. (Du/Wang Xianya/Albana)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China