PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barnat e reja në librat e lashta
2012-09-05 19:09:48 CRI Komenti juaj Printoni

Megjithëse mjekësia dhe farmaceutika kineze janë kritikuar ndonjëherë nga mediat, përkrahësit e tyre janë të mendimit se ato janë një enciklopedi e ilaçeve që nuk është zhvilluar dhe studiuesit po e vërtetojnë këtë me teknikën më të përparuar biologjike.

Profesori Karl Tsim, një neurobiolog që po udhëheq një grup kërkimor në Fakultetin e Shkencës së Jetës pranë Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, është i mendimit se përpara sfidës së madhe, mjekësia dhe farmaceutika kineze kanë një potencial të madh dhe mund të jenë një thesar barnash. Ai shprehet: "Gjatë zhvillimit mbi 2000-vjeçar të tyre, mjekësia dhe farmaceutika kineze kanë përmbledhur afro 100 mijë receta mjekësore. Këto barna mund të mjekojnë një sërë sëmundjesh, si depresioni, pagjumësia, osteoporoza etj.".

Profesori Tsim vë në dukje se studiuesit kanë gjetur një lloj ilaçi që quhet artemisini. Efekti i artemisinit për mjekimin e formave të rënda të malaries është zbuluar në vitin 1972 nga profesoresha Tu Yaoyao e Akademisë së Mjekësisë Kineze në Pekin. Ajo ka studiuar shumë libra të lashtë për mjekësinë dhe recetat popullore. Por artemisini është vetëm një nga pak barnat tradicionale që doli nga libri i lashtë në farmaceutikën shkencore moderne dhe është i vetmi ilaç tradicional që emërtohet "gjë e shtrenjtë".

Sa i përket farmaceutikës tradicionale kineze, zakonisht një recetë mjekësore përbëhet prej shumë barnash popullore dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Barnat kineze zënë 40 për qind të tregut farmaceutik në Kinë dhe vlera vjetore e shitjes së ilaçeve kineze arrin në 21 miliardë dollarë. Ilaçet kineze preferohen jo vetëm nga të sëmurët, por janë përkrahur pandërprerë nga qeveria. Zv-ministri i Shëndetësisë së Kinës Wang Guoqing tha se në vitin 2011, qeveria kineze investoi 6 miliardë juanë për objektet e kërkimit studimor të ilaçeve popullore kineze, shifër kjo pothuajse 4 herë më e lartë në krahasim me vitin 2010.

Prej tyre, mbi 4 miliardë juanë ishin për të përkrahur 1814 spitale të mjekësisë kineze të Kinës dhe mbi 1 miliardë juanë të tjerë ishin për ndërtimin e 70 spitaleve të mjekësisë kineze. Koordinuesi i mjekësisë tradicionale i Organizatës së Shëndetësisë së Botës Zhang Ci shpjekoi se "Mjekësia tradicionale zë afro 15 për qind të sistemit të spitaleve". Ai tha gjithashtu se të ashtuquajturit "spitalet perëndimore" të Kinës paraqitin edhe shërbimin e mjekësisë popullore kineze.

Sipas të dhënave statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekësia dhe ilaçet kineze kanë zënë një përqindje të madhe në Kinë dhe në vendet e tjera të Azisë. Afro 80 për qind të banorëve e shfrytëzojnë mjekësinë kineze për shëndetësinë mjekësore.

Ngritja e cilësisë së ilaçeve kineze është një punë e rëndësishme tani në Kinë dhe është gjithashtu theksi i punës së profesorit Liu Liang që është drejtor i Laboratorit kryesor shtetëror për kërkimin studimor të cilësisë së ilaçeve kineze të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos. Profesori Liu Liang dhe grupi i tij i kërkimit studimor përdorin teknikën moderne për të kontrolluar cilësinë e ilaçeve kineze.

Profesori Yung Wong, pranë Institutit të Bioteknikës në Hong-Kong, është i mendimit se teknika e përparuar biologjike është kyci për zbulimin e elementëve të ndërlikuar të ilaçeve kineze. Ashtu si profesori Tsim dhe profesori Liu Liang, edhe profesori Wong kanë besim të madh në mjekësinë dhe medikamentet tradicionale. Ai shprehet se "Mjekimi i sëmundjeve me barna tradicionale është aplikuar për disamijëra vjet në Kinë. Kërkimi studimor në bazë të mjekësisë dhe të ilaçeve kineze mund të shtojë rastin për zbulimin e më shumë barnave bimore për disa sëmundje të veçanta dhe kjo është epërsia e madhe për zbulimin dhe kërkimin studimor të ilaçeve."

Mjekësia dhe barnat kineze janë pasuri e shtrenjtë e njerëzimit dhe duhet të përdoren nga e gjithë bota.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China