PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barnat e reja në librat e lashta
2012-09-05 19:09:48 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekësia Tradicionale Kineze

Me një histori prej 2000-3000 vjetësh, Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) ka formuar një sistem unik për të diagnostikuar dhe kuruar sëmundjet. MTK-ja është një terapi dhe teori për të qëndruar i shëndetshëm, e cila ndryshon nga mjekësia perëndimore. Sipas mjekësisë kineze, trupi i njeriut është një tërësi. Kur tërësia është e ekuilibruar, njeriu është i shëndetshëm. Në MTK trajtimi i sëmundjeve bazohet kryesisht në diagnozën dhe diferencimin e sindromës.

Mjekësia tradicionale kineze i trajton organet zang-fu si thelbin e trupit njerëzor. Indet dhe organet janë të lidhura nëpërmjet një rrjeti kanalesh dhe enësh gjaku brenda trupit të njeriut.

Energjia Chi vepron si një lloj bartëse e informacionit që nxirret jashtë përmes sistemit jingluo. Patologjikisht, një mosfunksionim i organeve zang-fu mund të reflektohet në sipërfaqen trupore nëpërmjet rrjetit dhe ndërkohë, sëmundjet e indeve të lëkurës mund të ndikojnë gjithashtu organet e tyre të lidhura zang ose fu. Organet e ndikuara zang ose fu mund të influencojnë gjithashtu njëra-tjetrën nëpërmjet lidhjeve të brendshme. Trajtimi me MTK nis me analizimin e të gjithë sistemit, më pas përqendrohet në korrigjimin e ndryshimeve patologjike nëpërmjet ri-rregullimit funksional të organeve zang-fu.

Vlerësimi i një sindrome përfshin jo vetëm shkakun, mekanizmin, vendndodhjen, dhe natyrën e sëmundjes, po gjithashtu edhe përballjen mes faktorit patogjen dhe rezistencës trupore. Trajtimi nuk bazohet vetëm në siptomat, por edhe në diferencimin e sindromës. Prandaj, ata të cilët janë të prekur nga e njëjta sëmundje mund të trajtohen në mënyra të ndryshme, dhe nga ana tjetër sëmundje të ndryshme mund të rezultojnë me të njëjtën syndromë dhe të trajtohen me mënyra të njejta.

Teoria bazë e mjekësisë tradicionale kineze është përgjithësimi teorik i aktiviteteve jetësore dhe i ligjeve mbi ndryshimin e sëmundjeve, në të cilën përfshihen teoria Yin dhe Yang, teoria e 5 elementëve, e energjisë, e organeve të brendshme, meridianëve etj. si dhe shkaqet, patogjeni, përcaktimi i diagnozës, kurimi dialektik etj.

Terapitë tipike të MTK-së përfshijnë akupunkturën, mjekësinë me barna bimore dhe ushtrimet qigong. Me akupunkturën, trajtimi realizohet duke stimuluar disa zona të veçanta të jashtme trupore. Mjekësia me barna bimore vepron në brendësi të organeve zang-fu, ndërsa qigong përpiqet të rregullojë balancimin e energjisë Chi.

Disa shkencëtarë e përshkruajnë trajtimin e sëmundjeve me barna bimore, akupunkturë dhe qigong si një "terapi informacioni ".

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China