PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fermeri kinez referoi në Harvard
2011-02-21 21:02:47 cri komenti juaj Printoni

Pasi shijoi frytet e para të suksesit, Cao mori më shumë këshilla nga ekspertët. Brenda pak vitesh pemtorja e tij u bë më fitimprurëse se kurrë.

" Më parë, përdorja vetëm një lloj plehu ushqyes. Pasi mora këshilla, unë testoja çdo vit, tokën ku kisha mbjellë pemët, për të përcaktuar se çfarë emementësh i mungonin asaj. Pas kësaj mund të përdorja plehun e duhur ushqyes, për të balancuar ushqyesit në tokë. Kjo është më shumë teknikë shkencore. Në 2010, mollët e mia u shitën me 120,000 juan dhe përfitimi ishte 100,000."

Ky fitim ishte gjashtë herë më i madh, nga sa Cao kishte fituar me pemtoren e tij në 2005. Me rritjen e fitimeve nga mollët, Cao ndërtoi një shtëpi të re për familjen e tij, dhe u bë femreri i parë në fshat, që kishte një makinë.

Cao është një ndër qindra milion fermerët kinezë, të cilët përfitojnë nga iniciativa kombëtare e Kinës, për të promovuar teknologjitë e reja të bujqësisë. Për vite me radhë, ai e ndau eksperiencën e tij në kultivimin dhe rritjen e mollëve me bujqit e tjerë të zonës.

Në nëntor 2010, Cao u ftua ti bashkohej një skuadre nga Universiteti Veriperëndimor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, të cilët do të merrnin pjesë në një konferencë ndërkombëtare për konsumuesit e ushqimit teknologjik, e cila u mbajt në Universitetin e Harvardit, në Shtetet e Bashkuara.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China