PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fermeri kinez referoi në Harvard
2011-02-21 21:02:47 cri komenti juaj Printoni

Gruaja e Cao dhe kultivues të tjerë mollësh, dyshuan për frytshmërinë e këtij sugjerimi, ngaqë mendonin se sa më shumë pemë të kishte, aq më shumë të ardhura do të fitonte.

Ekspertët shpjeguan se pemtorja ishte e tejmbushur me pemë, prandaj pemët e reja, të cilat japin më shumë fruta, nuk mund të përthithnin ushqyesit dhe ujin e duhur, duke qenë në të njëjtin vend me pemët e vjetra. Duke mos pasur ujë, ato do të dëmtoheshin edhe më shumë.

Cao e pranoi sugjerimin e ekspertëve, pavarësisht kundërshtimeve të të tjerëve. Ai mezi priste që ti merrnin punët për mbarë.

" E binda veten që duhet të kisha sukses me pemtoren time dhe të nxirrja fitime. Ndieja se, nëse dështoja, vetëm ngaqë nuk kisha tentuar asnjëherë, kurrë nuk do të kisha sukses në asnjë gjë tjetër. Nuk doja që të më ngelte si hije e jetës sime. Kështu që isha i vendosur."

Në 2006, ai eksperimentoi me një të gjashtën e pemtores së tij. Ai shkuli gjysmat e pemëve dhe ishte i shqetësuar për rezultatin. Kjo pjesë e pemtores nxorri 10.000 juan dhe kishte një kontrast mjaft të madh, krahasuar me pjesën tjetër të pemtores.

" Cilësia dhe ngjyra e mollëve nga kjo sipërfaqe, ku shkula pemët, ishte më e mirë se gjithë pjesa tjetër e pemtores. Mollët ishin shumë të mëdha dhe u shitën me një çmim të lartë. Pas kësaj shkula gjysmat e 455 pemëve të mollës në pemtoren time. "

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China