PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fermeri kinez referoi në Harvard
2011-02-21 21:02:47 cri komenti juaj Printoni

47 vjeçari, Cao Xiehu ishte fermeri i parë kinez që mbajti një fjalim në një konferencë prestigjoze ndërkombëtare mbi bujqësine, e cila u mbajt në Universitetin e Harvardit. Çfarë ka bërë ai për të fituar kaq shumë vëmendje? Na ndiqni për të mësuar rreth historisë së tij:

Cao Xiehu është një kultivues mollësh nga Baishui, një fshat në Kinën Veriperëndimore, në rrethin Shaanxi, zona më e madhe e kultivimit të mollës në vend. Familja e tij e përbërë prej 6 vetash, jeton me të ardhurat nga pemët e mollëve që ata zotërojnë, në një sipërfaqe prej 1 hektarësh.

Por para vitit 2006, Cao u mundua shumë për të mbajtur biznesin në këmbë për shkak të viteve të vazhdueshëm të klimës së keqe, armikut kryesor të kultivimt të mollëve. Ai tha që madje kishin menduar që të tërhiqeshin nga ky biznes, të gjithë së bashku.

"Para vitit 2005 me shumë vështirësi kam nxjerrë ndonjë fitim. Humba më shumë se 10.00 juan gjatë stinës së breshërit të madh, në 2003. Përderisa nuk kisha fituar asnjë lek nga pemtorja, më lindi ideja për të shkulur të gjitha pemët e mollës dhe të mbillja një tjetër farë".

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China