PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Njerëzit me aftësi të kufizuar po shfaqin forcën e jetës së tyre në parkun e Ekspozitës Botërore të Shangait
2010-06-18 20:59:19 cri komenti juaj Printoni

Ajo tha: "Qeni më drejtonte tek ecja, por megjithatë, nuk e mbaja mirë drejtimin. Prandaj kuptoj që njerëzit që nuk shikojnë nuk e kanë jetën e lehtë, por me shumë vështirësi."

Në këtë pavijon ka edhe lloj-lloj mjetesh jetësore me teknologji të lartë për të përmirësuar jetesën e njerëzve me aftësi të kufizuar, si kuzhina automatike, karroca për ngjitjen e shkallëve, makina e re e shtypit për të verbrit etj. Vullnetarja Chen Uanxia tha:

"Kjo makinë shtypi mund t'i ndihmojë ata me aftësi shumë të dobët të të parit në studime e në punë. Ajo është një kompjuter i thjeshtë me një soft leximi që shndërron informacionet e shkronjave në informacione zanore. Me t'u prekur, ajo i tregon përdoruesit informacione zanore që e ndihmojë atë për të studiuar."

Këto mjete të reja jo vetëm i kanë gëzuar vizitorët e thjeshtë, por i kanë mahnitur shumë edhe përdoruesit me aftësi të kufizuar të të parit. Vajza e verbër nga Pekini Gao Xinxin që po studion përdorimin e kësaj makine shtypi, tha se njerëzit me aftësi të kufizuar të të parit mund të marrin informacione më shpejt dhe më lehtë dhe gjithashtu të dhënat e çmuara të punëve me shkrim të të verbërve mund të ruhen me lehtësi.

Gao Xinxin tha: "Të gjithë ata që studiojnë shkrimet e të verbërve, e dinë se shkrimet e tyre nuk mund të ruhen me lehtësi, sepse pas leximit të herëpashershëm me prekjen e tyre, këto shkrime me pika bëhen të lëmuara, madje edhe zhduken dhe nuk mund të lexohen më. Kurse tani kjo makinë ka zgjidhur në përgjithësi këto probleme dhe të dhënat mund të ruhen për një kohë të gjatë."

Pas vizitës në këtë pavijon një vizitor amerikan mbi 70-vjeç, zoti Raber Paulson, tha se për herë të parë ai ka parë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara. Prandaj hapja e një pavijoni të tillë për njerëzit me aftësi të kufizuara është një arritje e madhe e Ekspozitës Botërore. Prej këtij pavijoni, çdo vizitor do të preket dhe do të fitojë shumë njohuri për vetveten."

"Kjo është një punë shumë e madhe për njerëzit me aftësi të kufizuar dhe për ata që kanë pengesa të tjera. Ky pavijon mund të bëjë çdo vizitor të kuptojë se çdo njeri do të bëhet i moshuar dhe me kalimin e viteve, aftësitë e tij do të dobësohen gradualisht. Prandaj ne duhet të bëjmë provë këtu, sepse do të kemi edhe nevojë për këto mjete." (Drita-Daming)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China