PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Njerëzit me aftësi të kufizuar po shfaqin forcën e jetës së tyre në parkun e Ekspozitës Botërore të Shangait
2010-06-18 20:59:19 cri komenti juaj Printoni

Pjesa melodike e pianos që po dëgjoni është një fragment nga vepra e njohur e kompozitorit austriak Johan Shtraus me titull: "Marshi i Radetzkit". Interpretuesi i kësaj melodie është pianisti i verbër i njohur kinez Sun Yang. Në Ekspozitën Botërore të Shangait është hapur posaçërisht një pavijon me temën kryesore të dashurisë për njerëzit me aftësi të kufizuara, që titullohet: "Pavijoni me rrezet e diellit të jetës". Në këtë pavijon Sun Yang shfaq mjeshtërinë e tij jo të zakonshme para vizitorëve kinezë e të huaj, duke u kallëzuar atyre nëpërmjet tingujve të prekshëm të pianos, vendosmërinë e tyre të patundur dhe besimin e tyre për jetën e mrekullueshme. Megjithëse ka dhënë shfaqje në mbi 100 vende e rajone të botës, Sun Yang krenohet gjithashtu edhe për shfaqjen e tij në këtë skenë të Ekspozitës Botërore të Shangait. Ai tha:

"Kësaj here jam shumë krenar sepse mu dha një sallë e tillë prej 1200 metrash katrore, ku mund të interpretoj aq afër spektatorëve dhe ndihem shumë i gëzuar. Shpresoj se mund të tregoj stilin e njerëzve me aftësi të kufizuara, për të pasqyruar frymën e rrezeve të diellit të jetës sonë."

Ky "Pavijon me rrezet e diellit të jetës" në këtë Ekspozitë Botërore, në historinë 159 vjeçare të Ekspozitës Botërore, hapet për herë të parë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Këtu jo vetëm artistët dhe mjeshtërit me aftësi të kufizuara, të ardhur nga krahinat e ndryshme të Kinës, demonstrojnë talentin dhe mjeshtërinë e tyre të lartë, të zotëruar me zell e përpjekje, por edhe vullnetarët me aftësi të kufizuara me buzëqeshjet, me veprimet, me shikimet dhe fjalët e tyre transmetojnë gëzimin e dukshëm të tyre për këtë Ekspozitë Botërore. Djaloshi që nuk shikon Yan Qiang, një student nga Universiteti Pedagogjik Huandong, shërben tani si një vullnetar në këtë pavijon. Ai shërben kryesisht si orientues i vizitorëve në një zonë të errët për të provuar mjedisin e të verbrit në errësirë. Yan Qiang shpreson se me punën e tij modeste, ai do të shprehë ndjenjat e tij mirënjohëse ndaj shoqërisë.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China