PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Njerëzit me aftësi të kufizuar po shfaqin forcën e jetës së tyre në parkun e Ekspozitës Botërore të Shangait
2010-06-18 20:59:19 cri komenti juaj Printoni

Yan Qiang tha: "Me zhvillimin e shoqërisë, qëndrimi dhe koncepti i njerëzve ndaj të verbërve është përmirësuar shumë në krahasim me të kaluarën. Edhe ndihma e tyre ndaj nesh është shtuar shumë. Ata na ndihmojnë për të kaluar rrugën, për t'u ruajtur nga makinat etj. etj., duke na dhënë përkrahje të madhe. Edhe ne duhet të jemi mirënjohës ndaj shoqërisë që nëpërmjet rrugëve e formave të ndryshme të vërtetojmë aftësinë tonë dhe t'i shprehim shoqërisë mirënjohjen tonë."

Për të verbrit, qeni udhërrëfyes është miku i tyre besnik që mund t'i ndihmojë ata në kalimin e rrugës. Në këtë "Pavijon me rrezet e diellit të jetës" shërben një "vullnetar" i veçuar, qeni udhërrëfyes Piter, i ardhur në Shangai nga Qendra e Stërvitjes së Qeneve Udhërrëfyes në Dalian.

"Ec, Piter, drejt. Piter kthehu djathtas, të lumtë, djathtas, mirë, ndal! Ulu barkas, mirë!."

Stërvitësi i këtij qeni udhërrëfyes, Jiang Dan tha se Piter 3-vjeç është një qen i racës së pastër me qime të arta. Veçoria e tij më e madhe është qetësia, është i urtë dhe me ndjeshmëri të madhe ndaj pengesave. Të gjitha këto janë aftësi të domosdoshme të qenit udhërrëfyes. Të ndihmuar nga Jiang Dani, shumë vizitorë me sy të lidhur, ecin pas qenit Piter përmes pengesave që të provojnë jetën e të verbrit dhe ndihmën nga qeni udhërrëfyes. Zonja Zhao, një vizitore në këtë pavijon, tha se ecja në mjedis të errët është shumë më e vështirë se sa nga ç'e përfytyronte. Nga një provë e tillë ajo ka shtuar mirëkuptimin dhe respektin ndaj njerëzve të verbër.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China