PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
100 vjet pavarësi, Shqipëria me mbi 70 qeveri
2012-11-21 18:39:29 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveritë e krijuara, pas rënies së komunizmit

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj - 4 qershor 1991, i cili u rizgjodh sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor.

Pas kësaj vjen qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 deri më 6 dhjetor 1991. Pas saj vjen qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 - 13 prill 1992.

Mandati i parë qeveritar i Aleksandër Meksit shënohet nga 1992 deri më 1996. Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta.

Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi u shënua nga 11 korrik 1996 deri më 1 mars 1997.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga z. Bashkim Fino shënohet nga 11 mars 1997- 24 korrik 1997, menjëherë pas ngjarjeve të 1997.

Qeveria e kryesuar nga z. Fatos Nano 25 korrik 1997 - 23 prill 1998 e cila vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit '97.

Në radhë vjen qeveria e kryesuar nga Pandeli Majko, 2 tetor 1998 - 25 tetor 1999.

Pas saj i lihet vendi qeverisë së kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 deri më 6 shtator 2001. Kjo pasohet nga mandati i ri qeveritar i Metës, 6 shtator 2001 - 29 janar 2002. Majko rikthehet në qeveri dhe udhëheq nga 22 shkurt 2002 - 25 korrik 2002.

Vendin e saj e zë më vonë qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003.

Dhjetor 2003 - 1 shtator 2005 Nano riformulon qeverinë e cila në 2005, rikthehet në dorën e Sali Berisha. Berisha udhëheq që nga kjo datë e deri më sot, qeverinë shqiptare.

 

<<<Rubrika


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China