PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KFC dhe Mc Donalds në Kinë
2012-05-16 17:59:49 CRI Komenti juaj Printoni

Po atëherë pse kinezët pëlqejnë më shumë KFC-në sesa McDonald's?

Nga një blog në internet jepen disa përgjigje të mundshme për këtë. Njëra nga to është se KFC-ja i përgjigjet më mirë shijeve të kinezëve sesa McDonald's. Për shembull, menytë e KFC-së përfshijnë pite të mbushura me shije pekinase, turshi nga provinca Sichuan si dhe një qull të tipit kinez të quajtur congee. Ndërsa McDonald ka në meny më shumë shije ndërkombëtare, që nuk përkojnë gjithnjë me shijet e kinezëve.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është se KFC-ja ka kupona ose oferta më të favorshme se McDonald's.

David Novak, shefi ekzekutiv i Yum-it shprehet se Yum po planifikon që deri në vitin 2020 të dyfishojë restorantet në Kinë dhe shpreson që të jenë rreth 9,000 të tilla më të gjithë vendin. Yum, e cila fitoi afro 900 milionë dollarë të ardhura neto nga biznesi i saj në Kinë vitin e kaluar, bën të ditur se po planifikon gjithashtu të ndërtojë restorante të vogla në stacionet hekurudhore dhe aeroportet kineze si dhe të përdori rrjetin e saj të shpëndarjes në qytete më të vogla, ku pritet që të jenë më fitimprurëse për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore dhe çmimit më të ulët të qirasë. Megjithëse Kina mbetet tregu më i suksesshëm i Yum, kompania po përpiqet ta shtrijë këtë sukses në Indi dhe në pjesë të tjera të Azisë me më shumë oferta krijuese me orë më të zgjatura dhe me vakte mëngjesi, shprehet Mickey Pant, shefi ekzekutiv i Restoranteve Ndërkombëtare të Yum.



Megjithëse kohët po ndryshojnë, dhe me kulturën Perendimore vjen dhe mënyra e të ngrënit duhet të kemi kujdes me mbipeshën. Vendet e industralizuara vuajnë nga mbipesha dhe nga pasojat e të ngrënit ushqime jo të shvndetshme.

Së pari, duhet të hani sipas filozofisë së Konfucit "Ha aq sa të mbushesh barkun 80%". Eshtë një thenie e thjeshte por me të verteta principale. Ideja e "mbushjes së barkut" nuk është e rekomanduar nga mjekët, sepse jo vetëm që konsumon më shumë kalori por edhe "lodh" sistemin e tretjes. Sipas studimeve shkencore, mbi ngrënia është pasoja e pare e ngadalesimit të sistemit metabolik te trup. Prandaj megjithëse ushqimet e shpejta që mund të blini nëpër KFC apo restorantet pranë shtëpisë duhet të bëni gjithnjë kujdes për vlerat ushqyese që kanë këto ushqime.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China