PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KFC dhe Mc Donalds në Kinë
2012-05-16 17:59:49 CRI Komenti juaj Printoni

Shijet e ndryshme

Sot konsumatorët e KFC-së mund të porosisin një shumëllojshmëri ushqimesh, që nga qull orizi, kërpudha, turshi, vezë etj. Në vitin 2010 KFC-ja parashikonte të bënte 36% të një fitim prej 2 miliardë dollarësh nga 3,700 restorante në Kinë

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, përfitimet e kësaj kompanie u rritën me 23 për qind krahasuar me 2 % rënie në SHBA.

Në një vend ku kompanitë perëndimore si Dunkin' Brands Inc. deri tek EBay Inc. kanë luftuar për të depërtuar në treg, Yum ka hapur një restorant të ri çdo 18 orë, duke zënë 40% të tregut në mesin e rrjeteve të fast-food duke u krahasur me 16 për qind që zë McDonald's.

Duke nisur që nga viti 1987, Yum tani ka 3,200 KFC dhe 500 Pizza Huts në dhjetëra qytete – si në jug ashtu dhe në veri.

"Yum është bërë kompania e huaj më e suksesshme në Kinë," thotë James McGregor, një ish-kryetar i Dhomës amerikane të Tregtisë në Kinë.

In vitin 2004 Novak lancoi një rrjet të ri, East Dawning, që shërben vetëm ushqime të shpejta kineze. Më pas në vitin 2009, ai bleu 27 për qind të aksioneve Little Sheep Group Ltd., një kompani në Hong Kong që operon me 480 restorante të specializuar në ushqime mongoliane.

Në 2010, aksionet e Yum-it u forcuan me 40 për qind në Bursën e Nju-Jorkut, ndërsa ato të McDonald's patën një rritje prej 23%. Fitimet në tremujorin e tretë u rritën me 6.9 % ose 357 milionë dollarë falë rritjeve në fitimet në Kinë.

Ndërkohë që restorantet e McDonald's në Kinë pothuajse shesin të njëjtat ushqime, KFC-të në Kinë ofrojnë gjithashtu mundësira si "Dragon Twister", një pite me pulë me salcë të rosës së Pekinit, me sojë pikante bazuar në kuzhinën e provincës së Sichuanit, vendit të ushqimeve më pikante të Kinës.

Fleksibiliteti i kulturës së Yum-it nuk mbaron vetëm me menytë e përshtatura sipas shijeve vendëse. Ndërkohë që restorantet e ushqimit të shpejtë në Perëndim organizojnë shpesh ditëlindje për fëmijët , KFC-të në Xinjiang, organizojnë festa të ndryshme familjare.

" Eshtë e qartë që KFC po ecën më mire se McDonald's duke futur më shumë elemente të kulturës kineze," shprehet Su Yi, një avokat 28-vjeçar. "Ha drake në KFC 2 herë në muaj sepse gjithmonë është e lehtë të gjesh një restorant të tillë kudo që ndodhesh. Ndërsa kur shkoj në ndonjë takim me ndonjë vajzë, për t'i lënë më shumë përshtypje e çoj në Pizza Hut."


Kultura e Fast-Food-it

KFC-ja u themelua nga sipërmarrësi Harland Sanders, një ish-fermer në vitin 1952.

KFC's hyri në Azi për herë të pare në vitin 1973, kompania hapi 11 restorante në Hong Kong, por i mbylli brenda 2 vitesh pasi s'mund të konkurronin me restorantet vendëse. Një dekadë më vonë, u rikthye përsëri në Hong Kong dhe gjithashtu hyri në Tajvan.

"Dështimi i hershëm i KFC-së në Hong Kong dhe Tajvan shërbeu si një mësim i vlefshëm për t'u përgatitur për hyrjen në tregun e Kinës," shprehet Liu.

Menaxhimi i brendshëm

"Restoranti i parë i KFC-së u mirëprit shumë nga banorët," shkruan Liu në librin e tij për KFC-në. Komapnia e kishte bërë zgjedhjen e duhur të saj për të bashkëpunuar me Beijing Corp. of Animal Production dhe Processing, Industry & Commerce and Beijing Travel & Tourism Corp., të cilat ishin që të dyja kompani shtetërore.

Ndërkohë që kompani të tjera të huaja hynë në Kinë punësuan manxherë amerikanë ose nga Azia juglindore, ndërsa Yum punësoi kinezë të cilët do ta kuptonin më mirë kulturën e konsumatorët e tyre në Kinë.

Këta të punësuar ishin celësi pë suksesin e mëtejshëm të Yum-it.

Konkurrentët e rinj

Pavarësisht suksesit në Kinë KFC-së i duhet të përballet me konkurrentët në rritje nga rrjetet e restoranteve aziatike si Dicos, Yoshinoya, dhe Yonghe King e Hongzhuangyuan, kompani filipinase. McDonald's gjithashtu po përballet me një mal sfidash. Mendohet që deri në vitin 2013 Mc Donalds pritet ta dyfishojë numrin e 1100 restaranteve në Kinë, thotë CEO Kenneth Chan gjatë një interviste dhjetorin e shkuar.


Sanders vdiq në vitin 1980, pa e imagjinuar se një ditë specialitetet e tij do të pëlqeheshin nga miliona konsumatorë kinezë.

Në Kinë KFC-ja është shumë më e suksesshme se Mc Donalds, ndryshe nga Amerika ku McDonals është numri një, ndërkohë që KFC-ja ka ngelur prapa.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China