PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KFC dhe Mc Donalds në Kinë
2012-05-16 17:59:49 CRI Komenti juaj Printoni



 
 

Si në shumë vende të botës, KFC-ja dhe McDonald's gjenden edhe në Kinë. Po sa pëlqehen këto restorante nga kinezët, me çfarë sfidash janë pëballur ato në tregun kinez, çfarë pëlqejnë më shumë kinezët KFC apo McDonald's, sa kanë ndikuar në punësimin në vend këto restorante? Për të gjitha këto ju ftojmë të na ndiqni në rubrikën tonë Biznesi. Qëndroni me ne!


Në krahasim me restorantet "fast food" në vendet perëndimore, restorantet kineze të këtij lloji kanë filluar relativisht vonë. Koncepti modern "fast food", që do të thotë "ushqime të shpejta", hyri në Kinë qëkurse KFC hapi për herë të parë në Kinë një filial në prill të vitit 1987. Ndoshta kjo ka lidhje me ndryshimet midis zakoneve kineze dhe atyre perëndimore. Kinezëve u pëlqen të positin shumë pjata me gjellë dhe hanë bashkë, duke biseduar me njëri-tjetrin.

Sot në qytete bregdetare, të mëdha ose të mesme, shërbimi i "ushqimeve të shpejta" është bërë kërkesa e domosdoshme e shërbimit për studentët, për njerëzit që janë jashtë shtëpisë etj.

Në këto qytete, është shumë e lehtë të gjendet ndonjë KFC ose McDonald's. Ju mund të gjeni edhe restorante të shërbimit të "ushqimeve të shpejta ", ushqime të larmishme të kuzhinës kineze, të cilat kanë sjellë shumë lehtësira për jetën moderne me ritme të shpejta të banorëve.


Në vitin 1994, kur Shoqëria amerikane e pulave të pjekura Kentucky (KFC) kërkonte treg në jug të Kinës, erdhi në këtë ndërmarrje dhe filloi bashkëpunimin me të. Për të zhvilluar mirë këtë bashkëpunim, në radhë të parë ndërmarrja "Shengnong" i ka ndërtuar të gjitha fermat e rritjes së pulave në zona malore me panorama të bukura dhe me ajër të pastër larg qytetit, burimi i ujit për rritjen dhe përpunimin e mishit të pulave vjen nga më shumë se 100 metra nën tokë. Në të njëjtën kohë, ky grup ka rindërtuar me 400 milionë juanë sipas standardit higjienik të mjedisit të vendeve evropiane dhe amerikane të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit, fermën e pulave të racës, fermën e pulave për mish dhe repartin e inkubacionit, dhe ka importuar nga jashtë mbi 60 linja automatike të rritjes, përpunimit dhe prodhimit me përmbajtje të lartë tekniko-shkencore.

Në Kinë, KFC-ja ka arritur të dominojë mbi McDonald's dhe konkurrentë të tjerë si pizza Hut etj. Kjo arritje është e habitshme ku kompanitë e huaja më parë kishin shumë vështirësi për të depërtuar në këtë treg.

Sekreti i suksesit të KFC-së qëndron në faktin se ka futur shumë elementë vendës – si në në ekipin e menaxhimit ashtu edhe në menytë. Në më shumë se 24 vjet operimi në tregun kinez, kjo kompani ka punësuar menxherë kinezë për të bashkëpunuar me ndërmarrje vendëse për ta pasur më të lehtë zgjerimin dhe për të përfituar nga eksperiencat e tyre, duke ofruar një sërë gatimesh rajonale që i përshtaten shijeve të brendshme.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China