Ku shkojnë liderët e huaj gjatë vizitave në Kinë?

2016-05-06 17:12:10 CRI Komenti juaj Printoni

Mundësitë e së ardhmes në Hangzhou e Shenzhen

Në shtator të këtij viti do të zhvillohet në Hangzhou të Kinës Lindore samiti i G20-s. Hangzhou është një qytet i famshëm për panoramat e bukura natyrore, por tani ai është bërë i njohur gjithashtu si bazë e inovacionit në Kinës, me përfaqësues grupin "Alibaba", platforma nr.1 e biznesit në internet në botë. Mbreti i Holandës Willem-Alexander e vizitoi Hangzhou-n, sepse sipas tij zhvillimi i biznesit në internet në Kinë do t'u krijojë shumë mundësi Holandës dhe vendeve të tjera evropiane.

Kancelarja gjermane Anxhela Merkel është udhëheqësja ende në detyrë që ka bërë më shumë vizita në Kinë. Gjatë vizitës së fundit në vendin më të populluar në botë, ajo shkoi në provincën Anhui, jo vetëm për shkak se atje është vendlindja e kryeministrit kinez Li Keqiang, por edhe për të parë ndryshimin e fshatit kinez. Sipas zotit Cui Hongjian, drejtori i Institutit të Studimeve Evropiane, provinca Anhui, që ndodhet në qendër të Kinës, lidh Lindjen dhe Perëndimin dhe do të luajë rol të rëndësishëm në urbanizimin dhe në ngritjen e nivelit të industrisë kineze. Kryeqendra e kësaj province, Hefei, quhet si "vendlindja e teknologjive", në saje të përqendrimit të shumë shkollave të larta të njohura në Kinë. Krahas znj. Merkel, ky qytet ka pritur edhe kryeministrin e Rusisë Medvedev etj.

Edhe Shenzhen-i njihet për krijimin e risive. Ky qytet, që ndodhet ngjitur me Hong-Kongun, ka qenë pararoja e Reformës dhe e Hapjes në Kinë. Gjatë ndalesës së tij në Shenzhen, kryeministri i Holandës Mark Rutte vizitoi uzinën e prodhimit të dronave, si dhe selinë e kompanisë së telekomunikacionit "Huawei". Ndoshta fjalët e tij janë kuptimplota: "Në të kaluarën Kina njihej për krahun e lirë të punës dhe konsiderohej si 'fabrika e botës', por tani e ndryshova krejtësisht këtë koncept, sepse kompanitë e shumta të teknologjisë së lartë dhe inovative këtu në Shenzhen kanë realizuar ndryshimin cilësor." (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore