Ku shkojnë liderët e huaj gjatë vizitave në Kinë?

2016-05-06 17:12:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kultura e lashtë kineze në Xian e Chengdu

Qyteti i lashtë Xian ka qenë një qendër e rëndësishme e vizitave të liderëve të huaj në Kinë. Vitin e kaluar, kryeministri i Indisë Narendra Modi e përcaktoi Xian-in si ndalesën e parë gjatë vizitës në Kinë. Gjatë viteve të fundit, e kanë vizituar Xian-in edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye, Mbretëresha e Britanisë Elizabet II, Mbreti i Japonisë Akihito etj. Ndër pikat e shumta turistike rreth Xian-it, nuk mund të mungojë vizita në varrezat e perandorit Qinshi Huang me ushtrinë prej terrakote.

Krahas Xian-it, edhe Qufu në provincën Shandong të Kinës Lindore është gjithashtu vend i rëndësishëm i kulturës tradicionale kineze. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se ndihej shumë i kënaqur për vizitën në vendlindjen e mendimtarit të madh Konfuci.

Edhe kuzhina është pjesë e domosdoshme e kulturës kineze. Kancelarja gjermane Anxhela Merkel dhe kryeministri i Britanisë David Kameron vizituan posaçërisht qytetin Chengdu për të shijuar kuzhinën origjinale të Sichuan-it, një nga 8 kuzhinat kryesore të Kinës.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore