Ku shkojnë liderët e huaj gjatë vizitave në Kinë?

2016-05-06 17:12:10 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kohët e fundit e vizituan Kinën presidenti i Federatës Zvicerane Johann Schneider-Ammann, presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari, kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull dhe kryeministri i Zelandës së Re John Phillip Key, duke nisur stinën e re diplomatike të Kinës.

Krahas Pekinit, udhëheqësit e politikanët e huaj zgjodhën edhe qytete të tjera për të vizituar, që të njohin më thellësisht këtë vend të lashtë, por plot gjallëri. Duke u hedhur një vështrim vizitave të liderëve të huaj në qytetet e ndryshme kineze, mund të shohësh dhe shpresat e ndryshme të vendeve të tjera për Kinën.

Gjallëria e Kinës moderne në Shangai e Guangzhou

Përveç Pekinit, qyteti që ka pritur më shumë liderë të huaj është pa dyshim Shangai. Si qendër ekonomike e Kinës, Shangai ka qenë fronti i hapjes dhe pionier i zhvillimit, ndaj shumë liderë të huaj, në krye delegacionesh të mëdha, kanë shkuar në Shangai për të parë mundësitë e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

Këtë vit, kryeministri i Australisë dhe presidenti i Nigerisë ishin në Shangai, duke kryesuar delegacione me një numër të madh anëtarësh. Gjatë disa vjetëve të kaluar e vizituan Shangain dhe arritën marrëveshje ekonomike atje edhe presidenti i ShBA-së Barak Obama, kryeministri i Britanisë David Kameron, mbreti i Holandës Willem-Alexander, kryeministri i Francës Manuel Valls, presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye etj.

Në syrin e liderëve të huaj, me zbatimin e strategjisë së zonës së tregtisë së lirë, Shangai ka fituar një forcë gjithnjë e më të madhe tërheqëse për zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre. P. sh., në Holandë, Francë dhe Kroaci gjenden qytete të binjakëzuara me Shangain. Për sa i përket Shangait, shkëmbimet me këto vende krijojnë një perspektivë të gjerë në fushat teknologjike, financiare, kulturore, turistike, arsimore, bujqësore etj.

Sigurisht, udhëheqësit e huaj e kanë zgjedhur Shangain edhe për shkaqe të tjera. P. sh., mbreti i Holandës Willem-Alexander shkoi në Shangai posaçërisht për të vizituar Akademinë e Udhëheqësisë Ekzekutive Pudong, për të parë nga afër se "si Kina i përgatit kuadrot ekzekutivë". Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye vizitoi selinë e vjetër të qeverisë së Koresë së Jugut në Shangai, krahas pjesëmarrjes në samitin e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkohë, Guangzhou është qyteti i Kinës Jugore që ka pritur më shumë liderë të huaj.

Nga ana e tij, presidenti i Francës François Hollande zgjodhi qytetin Chongqing si ndalesën e parë të vizitës së vet në Kinë. Ai vizitoi një fabrikë të trajtimit të ujërave të zeza,një projekt konkret të Kinës për përballimin e ndryshimit të klimës. Gjatë vizitës në Yanan, Mbreti i Holandës Willem-Alexander u shpreh se suksesi i atjeshëm në luftën kundër gërryerjes së tokës shërben si shembull dhe përvojë për botën.

Qyteti Tianjin tërheq gjithashtu shumë liderë të huaj për uzinën e vet të montimit të "Airbus"-it.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore