PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
CPI, rekordi më i ulët në 29 muaj
2012-07-12 20:19:11 CRI komenti juaj Printoni

Debate mbi drejtshkrimin e shqipes

Drejtshkrimi i shqipes dhe veçanërisht zanorja "ë" e patheksuar në shqipen standarde ka qenë temë diskutimi i gjuhëtarëve të Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Drejtori i qendrës së Studimeve Albanologjike Ardian Marashi thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me cënimin e standartit, thjesht gjuhëtarët po shikojnë mundësi që ta pasurojnë atë.

Diskutimet u përqendruan në disa raste konkrete të drejtshkrimit të kësaj zanoreje në pozicion paratheksor e pastheksor, u dhanë mendime e u bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm të kësaj zanoreje, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për mënjanimin a pakësimin e mundshëm e të dobishëm të përjashtimeve, për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të shkrimit të "ë-së" së patheksuar në pozicion paratheksor a pastheksor në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde etj.

Ndryshimet e tjera të propozuara në këtë komision ndërakademik janë shkrimi me germë të madhe të emrave të përveçëm dhe të fjalës "Zot" që me drejtshkrimin e 72-it janë me të vogël.

Profesor Kolec Topalli ka qartësuar gjërat duke shpjeguar se është mbledhur Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave dhe ka bërë disa propozime, që nuk prekin themelin e gjuhës. Topalli thotë se ata nuk kanë tagër që të bëjnë ndryshime, por vetëm sa bëjnë disa propozime, që më vonë mund të shihet mundësia që të kthehen në rregulla. Madje nga propozimet e bëra shihet se ato nuk prekin standardin e shqipes, por janë disa korrigjime që vetëm sa përmirësojnë gjuhën. Topalli thotë se nuk janë prekur fjalë të tilla si nënë apo babë ose foljet kanë ose janë.

Sipas Kolecit, është propozuar që për shembull fjala gojëtar të shkruhet gojtar, për shkak se kështu shkruhet edhe lojtar apo rojtar. Po kështu mund të shkruhet mjeksi dhe jo mjekësi për shkak se kështu shkruhet edhe popullsi. Ai po ashtu thotë se duhet ta shkruajmë antar dhe jo anëtar, pasi askush nuk e shqipton ë-në në këtë rast. Koleci thotë se fjala hasm duhet shkruar hasëm, pasi askush nuk e thotë hasm, njësoj si ritëm, pasi askush nuk thotë ritm.

Po kështu fjala mjeshtëror duhet thënë mjeshtror, pasi është njësoj si ministror, që nuk shkruhet me ë. Profesori Kolec Topalli thotë se janë propozuar njësime edhe për fjalët matjan dhe lezhjan me fjalët kuksian dhe laçian. Të parat shkruhen me j, të dytat me i dhe nuk ka pse të ketë ndryshime.

Ai thotë se duhet ndryshuar edhe fjala Evropë dhe duhet bërë Europë, pasi nuk themi dot Evrovizion dhe evro për monedhën.

Profesori Kolec Topalli sqaron se vetë Kongresi i ka lënë disa forma shumësi të pazgjidhura, duke ia lënë kohës në dorë. Për shembull fjalët nip- nipër ose nipa, princ- princër ose princa. Tani është koha që të zgjidhet një trajtë e shumësit.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China