PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
CPI, rekordi më i ulët në 29 muaj
2012-07-12 20:19:11 CRI komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara më 9 korrik nga Drejtoria e Statistikave Shtetërore të Kinës, në qershorin e këtij viti, treguesi i çmimit të konsumit (CPI) nga banorët në shkallë kombëtare në Kinë u rrit me 2.2%, duke shënuar rekordin e ri të ulët në histori. Analistët vunë në dukje se përmasat e rritjes së çmimit që po zvoglohen ulën koston e jetesës së banorëve, ofrouan edhe hapësirë më të madhe për nxjerrjen e politikave në qendrueshmërinë e rritjes së ekonomisë.

Për shkaqet që sollën uljen e CPI-së në qershor, ekonomistët janë të mendimit se prirja e rritjes së çmimit të ushqimeve është arsye kryesore. Por analistët janë të mendimit se një arsye është ulja e çmimit të naftës, tjetër është ndryshimi i mendimit dhe qendrimit të investimeve. Sepse shumë çmime duke përfshirë atë të naftës po ulen, investimet nuk mund të gjejnë drejtim, kështu që shkaktuan uljen e CPI-së. Mediat e ndryshme ndërkombëtare i kushtuan rëndësi uljes së CPI-së.

Faqja e internetit e Nasdaq vuri në dukje se ulja e CPI-së së Kinës në qershor vjen si pasojë se rritja e çmimit të ushqimeve po zbutet me shpejtësi të madhe. Ulja e përqindjes së inflacionit ndoshta mund t'i sjellë Bankës Qendrore të Kinës një hapësirë të madhe, të ulë më tej përqindjen e kursit. Parashikohet që në gusht ose nëntor Banka Qendrore do të ulë më tej përqindjen e kursit.

Agjencia Hsinhua në një koment, shkruan se nëse kriza e borxheve në Evropë do të zgjasë, atëherë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti ringritja e ekonomisë globale do të ngadalësohet dhe do të përballet me paqartësi të mëdha. Në tremujorin e tretë të këtij viti CPI do të ulet në mënyrë të vazhdueshme. Por me dukjen e efekteve të politikave të stimulimit, parashikohet që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti shpejtësia e uljes së çmimeve do të ngadalësohet.

Analistët shprehen se CPI-ja që është në nivel të ulët mund të ofrojë hapësira më të mëdha për koordinimin e politikave të monedhës, kurse qendrueshmëria e rritjes është ende objektiv kryesor i koordinimit të politikave monetare. Aktualisht rrugëdalje e Kinës është forcimi i masave të tatimit, shpejtimi i arsyeshëm i investimeve, përdorimi i shkathët i politikave monetare, etj.

 

Rregulla të reja për shpenzimin e fondeve publike

Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi për herë të parë më 9 korrik rregullat administrative mbi funksionimin e organeve qeveritare. Këto rregulla përfshijnë edhe procedurat që duhet të ndiqen për shpenzimet e qeverisë, blerjet nga ana e qeverisë dhe administrimin shoqëror, duke përcaktuar parimet bazë të administrimit të organeve qeveritare. Padyshim, një hap i tillë solli debate të shumta në shoqërinë kineze.

Forcimi i administrimit të fondeve të organeve qeveritare është kyç për frenimin e shpenzimeve administrative që shtohen dita-ditës. Ndër shpenzimet kryesore të qeverive të shkallëve të ndryshme të Kinës, ato për tre lloje zënë pjesën më të madhe: udhëtimet jashtë territorit shtetëror për punët publike, blerja e makinave të institucioneve dhe pritja për çështjet publike.

Që prej një kohë të gjatë në qeveritë e krahinave të ndryshme të Kinës ekzistojnë probleme të ndryshme, si tejkalimi i shpenzimeve dhe paqartësia e shënimeve të shpenzimeve. Të gjitha këto janë kritikuar seriozisht nga qytetarët.

Që nga prilli i vitit 2011, një listë për shpenzimet e tre fushave iu paraqit publikut për ta mbikqyrur. Një sërë rregullash që publikohen kohët e fundit tregojnë më tej se qeveritë e krahinave të ndryshme duhet të kontrollojnë me seriozitet përmasat e shpenzimeve dhe në të njëjtën kohë as nuk mund të shfrytëzojnë fonde dhe buxhet shtesë.

Përveç këtyre, për të korrigjuar problemet në blerjet nga organet qendrore, si blerja e mallrave luksoze, me çmime tepër të larta, shpërblimet e grumbulluara në fund të vitit etj, në rregullat e nxjerra përcaktohen se organet e qeverive të krahinave të ndryshme duhet të blejnë mallra të përshtatshme; nuk lejohen të blejnë ato luksoze ose të kalojnë standardet e përcaktuara të blerjeve. Për mbledhje të ndryshme kanë edhe përcaktime të qarta, si duhet të kontrollohet sasia, përmasat dhe afati i mbledhjeve, të shfrytëzohen plotësisht vendet dhe pajisjet e institucioneve. Përshembull mund të zhvillojnë mbledhje nëpërmjet videokonferencës, internetit etj. Për të garantuar zbatimin e këtyre rregullave, janë përcaktuar qartë edhe format e mbikëqyrjes dhe respektimi i detyrimeve.

Nëse shkelen rregullat përkatëse, përgjegjësit do të marrin paralajmërim ose ulje në detyre, madje në disa raste, parashikohet edhe heqja nga puna. Qytetarët shprehen se në të kaluarën probleme të tilla ishin vetem dokumente si njoftim, por nuk ishin në nivelin e rregullores apo të ligjit. Rregullat kësaj here tregojnë sinqeritetin dhe vendosmërinë e organeve përkatëse të qeverisë dhe shpresën për frenimin e shpenzimeve pa kriter të fondeve publike. (Vera)

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China