10 vitet e kaluara ishin 10 vite të fuqizimit të shpejtë të potencialit shtetëror të Kinës dhe ishin periudha kyçe e ndryshimit të tipit të ushtrisë kineze. Studiuesi i Akademisë së Shkencave Ushtarake të Kinës, Luo Yuan u shpreh se mjetet e pajisjet në paradën ushtarake të kësaj here shfaqën përparimin e ushtrisë kineze në rrugën e modernizimit:
"Niveli tekniko-shkencor i trupave në paradë është ngritur shumë dhe mjetet e pajisjet e ushtrisë kanë realizuar informatizimin."
Përparimi i teknologjisë ushtarake të një vendi shfaq përparimin e potencialit të përgjithshëm të tij. Gjatë 60 vjetëve, Kina është shndërruar nga një vend i varfër e i prapambetur në një vend të madh botëror me ndikimin e rëndësishëm.
Kina nuk ndahet nga bota, edhe bota nuk ndahet nga Kina. Sot kryetari Hu Jintao premtoi solemnisht në tribunën "Tiananmen" se në të ardhmen, sukseset e Kinës do t'i sjellin botës më shumë përfitime:
"Populli kinez ka besim e aftësi të ndërtojë në mënyrën e përshtatshme vendin e tij duke dhënë kontributin e duhur për botën."