Më shumë banorë të thjeshtë kinezë i kushtuan vëmendje manifestimit nëpërmjet televizionit, radios e internetit. Qytetari Li Deyu që po shikonte paradën e parakalimin në një supermarket tha:
"Këtë herë manifestim është shumë i bukur dhe ka inkurajuar popullin e mbarë vendit. Mjetet e pajisjet moderne dhe me teknologji të lartë shfaqin potencialin e Kinës."
Edhe kinezët e emigrantët kinezë jashtë vendit gëzohen shumë për lulëzimin e pasurimin e atdheut. Kinezi me banim në Kanada, Chen Wanhua që kishte marrë pjesë në manifestimin me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Kinës së Re, këtë herë ishte i ftuar përsëri për të marrë pjesë në manifestimin me rastin e 60-vjetorit të shpalljes së Kinës së Re. Ai tha:
"Gëzohem shumë që marr pjesë në këtë manifestim. Vitet e fundit, zhvillimi i Kinës është shumë i mirë. Jam i bindur se Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në fushën e paqes botërore, të mbrojtjes së mjedisit, të zhvillimit ekonomik etj."