Parada dhe parakalimi në sheshin "Tiananmen" ishin jo vetëm ceremonia madhështore kremtuese me rastin e 60-vjetorit të Kinës së Re, por edhe ceremonia madhështore kremtuese e gjithë kinezëve.
Sot kinezët që mund të shikojnë në vend ceremoninë kremtuese janë shumë të lumtur. Këshilltari i Këshillit të Shtetit, Wen Jinsheng që e pa manifestimin në anë të tribunës "Tiananmen" ishte shumë krenar për potencialin e mbrojtjes kombëtare të shfaqur në paradë:
"Kam parë nga ky në vend edhe paradën ushtarake me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Kinës së Re dhe në krahasim me paradën para 10 vjetëve, mjetet e pajisjet në paradën e sotme janë shumë më të përparuara. Kjo tregon se ushtria jonë popullore është e fuqishme dhe e besueshme për mbrojtjen e vendit tonë dhe të paqes botërore."