Më 1 tetor të vitit 1949, udhëheqësi i ndjerë kinez Mao Ce Dun shpalli në sheshin "Tiananmen" në Pekin para botës krijimin e Kinës së Re. Më 1 tetor pas 60 viteve, në të njëjtën vend, Kina organizoi paradën madhështore ushtarake dhe parakalimin masiv të masave popullore për të përkujtuar këtë ditë të madhe.
Në orën 10 paradite të 1 tetorit, u bënë në sheshin "Tiananmen" përshëndetje me 60 të shtëna artilerie që simbolizojnë 60-vjetorin e shpalljes së Kinës së Re, duke shënuar fillimin e manifestimit me rastin e 60-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.
Roja e Nderit e të 3 forcave, duke mbajtur flamurin ushtarak "1 gushti" të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, drejtoi 56 kuadrate të paradës për parakalimin në qendrën e sheshit "Tiananmen", duke filluar paradën e 14-të, më të madhen pas krijimit të Kinës së Re.
Sot, sheshi "Tiananmen" është jo vetëm një shesh i paradës, por edhe një vend i gëzueshëm.
Pas paradës ushtarake që zgjati 66 minuta, filloi parakalimi masiv i masave popullore me dy kuadrate "Flamuri kombëtar" dhe "Festa kombëtare, viti, stema kombëtare" në krye. Në shoqërimin e muzikës "Himni i flamurit të kuq", 1949 të rinj ecën në krye të kuadrateve, duke mbajtur flamurin kombëtar kinez, flamurin e kuq me 5 yje. 100 mijë masa popullore të qarqeve të ndryshme dhe 60 makina të zbukuruara parakaluan me radhë qendrën e sheshit "Tiananmen", duke shfaqur historinë e republikës.