- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh se OKB-ja po organizon një grup urgjent për të bashkërenduar ndihmën humanitare. Përveç kësaj, OKB-ja vendosi të japë 10 milionë dollarë amerikanë nga fondi qendror i emergjencës për punët e shpëtimit nga tërmeti në Haiti....
|
|
- Banka Botërore vendosi të ofrojë një fond shpëtimi prej 100 milionë dollarësh amerikanë, e njëkohësisht do të dërgojë specialistë që të vlerësojnë situatën, për të hartuar planin e rindërtimit pas fatkeqësisë. Presidenti i FMN-së Dominique Strauss-Kahn u kërkoi funksionarëve që të hetojnë mundësinë e mënyrave të ndryshme të ndihmës dhe kjo organizatë do të bashkëpunojë me organizata të ndryshme ndërkombëtare për t'i ofruar së shpejti ndihmë Haitit...
|
|
- Programi Botëror i Ushqimit publikoi një deklaratë, ku thuhet se kjo organizatë do t'u japë 30 mijë banorëve të prekur nga fatkeqësia ushqime për 7 ditë. Më 13 janar, në orën 20 e 30 minuta, skuadra e shpëtimit ndërkombëtar e Kinës u nis nga Pekini për në Haiti për të marrë pjesë në punët e shpëtimit nga fatkeqësia. Para kësaj, Kryqi i Kuq i Kinës vendosi t'i japë Haitit 1 milion dollarë ndihmë humanitare...
|
|
- Presidenti amerikan Obama u kërkoi palëve përkatëse që të dërgojnë aeroplanë ushtarakë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe u kërkoi sektorëve të ndryshëm që të ndërmarrin veprime ndihme të bashkërenduara dhe të përgjithshme. Nga ana e tij presidenti rus Dmitri Medvedev i kërkoi sektorit të emergjencave të vendit të tij që t'i japë Haitit ndihmë të menjëhershme...
|
|
- Qeveria gjermane shpalli se do t'i ofrojë Haitit një ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqime me një vlerë prej 1 milion e 500 mijë eurosh. Kurse qeveria franceze vendosi të dërgojë 2 aeroplanë me materiale ndihme dhe u shpreh që do të çojë edhe 130 persona dhe 6 qen shpëtimi në zonën e tërmetit...
|
|
- Kryeministri Gordon Braun publikoi një deklaratë, ku thuhet se Britania do të dërgojë një grup shpëtimi dhe është e gatshme t'i japë Haitit përkrahjen e nevojshme humanitare. Kryqi i Kuq i Finlandës vendosi t'i japë Haitit 200 mijë euro nga fondi i tij i ndihmës në fatkeqësi. Italia vendosi t'u ofrojë 1 milion euro organizatave përkatëse ndërkombëtare për të ndihmuar Haitin...
|
|
|