Më 12 janar, në Haiti, shtet në zonën e Karaibeve, ra një tërmet i fuqishëm 7 ballësh, si edhe disa pastërmete të tjera, që shkaktuan shembjen e shumë ndërtesave dhe dëmtimin e shumë infrastrukturave qeveritare, duke përfshirë edhe pallatin presidencial.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon bëri një deklaratë, ku shprehu vëmendjen e tij për tërmetin e fuqishëm në Haiti dhe shqetësimin e tij për popullin haitjan e punonjësit e OKB-së në Haiti, si dhe theksoi se do të jetë i vëmendshëm për zhvillimin e situatës lokale.
Më 12 janar në mbrëmje, qeveria e Republikës Dominikane, vendi fqinj me Haitin, dërgoi një aeroplan të posaçëm të forcave ajrore me 20 punonjës shpëtimi dhe pajisjet përkatëse në Haiti.
Qeveria e Venezuelës shpalli disa orë pas tërmetit se do të dërgojë materiale ndihme në Haiti, si edhe një grup specialistësh prej 50 vetash për të ndihmuar në punët e shpëtimit.
Edhe presidenti amerikan Obama tha më 12 janar se SHBA-ja ështe e gatshme t'i ofrojë Haitit ndihmë humaniste. Ambasada amerikane në Haiti po mban kontakte me qeverinë e Haitit dhe të njohë situatën e aeroportit vendas për të transportuar materiale. (Çang Çuo)