Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martin Nesirki u shpreh më 20 janar se siç u konfirmua së fundmi, janë 49 punonjës të OKB-së që kanë vdekur, ndërkohë që 300 të tjerë mbetën të humbur gjatë tërmetit në Haiti.
Nesirki bëri të ditur gjithashtu se më 19 janar, skuadrat ndërkombëtare të shpëtimit kanë shpëtuar 4 të mbijetuar të tjerë dhe deri më sot numri i të shpëtuarve ka arritur në 121. (Wang Xianya)