PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pas tërmetit në Haiti, komuniteti ndërkombëtar jep ndihmë
2010-01-15 09:54:00 cri komenti juaj Printoni

Edhe më 14 janar në Haiti vazhduan punët e shpëtimit nga pasojat e tërmetit. Atë ditë paradite, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh se tani mbi 3 mijë paqeruajtës të OKB-së po patrullojnë në vend. Detyra e tyre kryesore është sigurimi i dhënies së ndihmave humanitare. Ai tha se ky tërmet është një tragjedi për Haitin dhe për OKB-në. Punët e shpëtimit përballen me sfida serioze, por ai u shpreh i inkurajuar nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar pas tërmetit.


Ekipi amerikan i shpëtimit e zgjeroi më 14 janar sferën e punës së vet. Presidenti amerikan Obama shpalli më 14 janar se SHBA-ja do t'i japë Haitit një ndihmë prej 100 milionë dollarësh. Sipas ushtrisë amerikane, dy mijë e dyqind marinsa të tjerë do të shkojnë në Haiti për të kryer punët e shpëtimit, të ruajtjes së rendit shoqëror dhe të shpërndarjes së materialeve të ndihmës.


Pas tërmetit, reparti i 8-të i policëve paqeruajtës të Kinës në Haiti, që po zbatonte detyrën e vet në kryeqytetin e vendit Port-o-Prins, filloi menjëherë veprimet e shpëtimit. Gjithashtu, pas  një fluturimi të gjatë, më 14 janar pasdite sipas kohës së Pekinit, skuadra e 8-të e shpëtimit ndërkombëtar e Kinës arriti në Port-o-Prins. Kjo skuadër u nda në dy grupe. Njëri grup shkoi në selinë e Misionit të OKB-së në Haiti për detyra shpëtuese, ndërsa tjetri në bazën e policëve paqeruajtës kinezë në Haiti për ndërtimin e infrastrukturës. Përveç kësaj, grupi kinez i mjekimit ndërtoi një pikë të përkohshme shpëtimi në zyrën e kryeministrit për të shpëtuar dhe ndihmuar banorët e thjeshtë të mbledhur në këtë zyrë.


Edhe Evropa veproi shpejt. Komisioni Evropian i dha Haitit një ndihmë urgjente prej 3 milionë eurosh. Britania, Spanja e Holanda i ofruan Haitit ndihma në sasi të ndryshme. Grupet e mjekimit dhe skuadrat e shpëtimit nga Belgjika, Britania, Franca, Irlanda, Luksemburgu e Holanda arritën ose po shkojnë në Haiti. Gjithashtu grupi i parë zviceran i shpëtimit arriti në zonën e prekur nga fatkeqësia. Më 14 janar, Rusia i dërgoi Haitit 3 aeroplanë shpëtimi për të transportuar grupet e shpëtimit e të mjekimit dhe materiale të ndryshme, si ushqime, ilaçe etj. (Çang Çuo) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China