Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, zytari i Organizatës Botërore e Shëndetësisë u shpreh më 26 janar në kryeqytetin e Haitit Port-Au-Prince se tërmeti i ndodhur më 12 janar ka shkaktur mbi 110 mijë të vdekur.
Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar se tërmeti ka shkaktuar 113 mijë të vdekur dhe 196 mijë të plagosur. Qeveria e Haitit po kërkon t'i dërgojë të plagosurit dhe banorët e tjerë të prekur nga tërmeti jashtë kryeqytetit të dëmtuar rëndë dhe t'i vendosë në disa vendbanime, të cilat më pas do të pajisen me pajisjet e nevojshme mjekësore. (Xiaoyu)