Siç mësoi korrespondenti nga Ministria e Tregtisë e Kinës më 15 janar, qeveria kineze vendosi të dërgojë në Haiti një ndihmë materiale emergjente prej 30 milionë juanësh për të ndihmuar popullin haitjan të përballojë tërmetin dhe të zhvillojë punën e shpëtimit.
Materialet e para, prej afro 90 tonësh, përfshijnë ilaçe, tenda, llamba emergjence të mbartshme, pajisje për pastrimin e ujit, ujë të pijshëm, ushqime, veshmbathje etj. Aeroplani i posaçëm me këto ndihma do të niset në paraditen e 16 janarit nga Pekini. (Wang Xianya)