Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, në mëngjesin e 20 janarit u ndje një tjetër lëkundje prej 5.9 ballësh në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince që shkaktoi frikë dhe panik midis njerëzve, por që nuk shkaktoi dëme të rënda. Me zhvillimin e operacioneve të kërkimit dhe të shpëtimit, në Port-au-Prince gjendja është pak e përmirësuar dhe themelish e qëndrueshme. Grupet e shpëtimit që po kërkojnë për të mbijetuar thanë se ka ende mungesa urgjente për personel mjekësor dhe materiale mjekësore. (Xiaoyu)