Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Zhenmin u shpreh më 21 janar se qeveria kineze ka vendosur të shtojë ndihmën për Haitin, duke përfshirë një fond prej 2.6 milionë dollarësh amerikanë.
Liu Zhenmin tha se Kryqi i Kuq Kinez i ofroi Haitit më 13 janar një ndihmë me një shumë prej 1 milionë dollarësh amerikanë. Më 15 janar, qeveria kineze deklaroi se do t'i ofronte Haitit materiale ndihmë me vlerën prej afro 4.4 milionë dollarësh. Gjithashtu avioni i parë i posaçëm i ngarkuar me materiale arriti në Haiti më 17 janar, për të furnizuar me banorët haitjanë të prekur nga tërmeti me ilaçe, tenda, llamba me bateri rimbushëse, pajisje për pastrimin e ujit, ushqime, ujë të pijshëm, veshmbathje dhe artikuj të tjerë.
Liu Zhenmin shpalli se qeveria kineze vendosi t'i japë Haitit ndihmë shtesë me një vlerë prej 2.6 milionë dollarësh dhe ndërkohë do të dërgojë një ekip tjetër mjekësor me 40 anëtarë, si dhe një kontingjent tjetër me pajisje e ilaçe. (Wang Xianya)