Në orën 9. 36 të 17 janarit sipas orës së Haitit, aeroplani i posaçëm i kompanisë "China Southern"u nis nga aeroporti i Port-o-Prinsit me arkivolët e tetë paqeruajtësve kinezë që vdiqën gjatë tërmetit në Haiti. Avioni do të bëjë ndalesa në aeroportin e Majamit e atë të Ankoraxhit në Shtetet e Bashkuara dhe parashikohet që më 19 janar të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit. (Wang Xianya)