Më 17 janar, presidenti haitjan Rene Preval i shprehu falënderime komunitetit ndërkombëtar për ndihmën që i ka dhënë vendit të tij. Por ai shtoi dëshirën që të bashkërendohet mirë koha e mbërritjes së materialeve të ndihmës në kryeqytetin Port-o-Prins.
Prevali tha se 74 aeroplanë nga SHBA-ja, Franca, Venezuela etj. arritën në aeroportin ndërkombëtar të Port-o-Prinsit, duke keqësuar qarkullimin e ngjeshur në këtë aeroport.
Siç mësohet, për shkak të gjendjes së rrëmujshme shoqërore pas tërmetit, policët vendorë dhe trupat paqeruajtëse të OKB-së nisën së bashku zbatimin e ndalimqarkullimit më 17 janar. Sipas urdhrit, duke filluar nga ora 6 e pasdites së asaj dite, përveç policëve dhe ushtarëve paqeruajtës, askush nuk lejohet të dalë jashtë.
(Çan Yean) (Artan)