Më 13 janar sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon u tha korrespondentëve në selinë e kësaj organizate në Nju-Jork se deri më tani numri i punonjësve të OKB-së të vdekur gjatë tërmetit në Haiti ka arritur 16, duke përfshirë 11 ushtarë brazilianë, një paqeruajtës argjentinas, 3 policë jordanezë dhe një oficer nga Çadi.
Ban Ki-Moon theksoi se kjo është vetëm një shifër paraprake, parashikohet se numri i të vdekurve nga radhët e OKB-së do të rritet më tej. (Wang Xianya) (Artan)