Nga malet e mjergullta të Kinës në fushat e arta të Afrikës, çaji krijon një lidhje të qëndrueshme midis dy botëve, duke bashkuar qiejt e gjerë dhe tokat e largëta.
Me aromën e tyre që simbolizojnë një lidhje të qëndrueshme, gjethet e çmuara të çajit tregojnë një histori paqeje, besimi dhe dashurie të përhershme që kapërcen kufijtë dhe kohën.
pemët e çajit në Kenië/CFP
Shijoni këtë këngë që feston lidhjen e çajit mes Kinës dhe Afrikës, ku çaji është më shumë se një pije - është një simbol i lidhjes së thellë emocionale midis dy popujve.
Para mijëra vjetësh, çaji kinez u transportua nëpërmjet rrugës së lashtë detare të mëndafshit në vendet e ndryshme bregdetare afrikane. Madje në muzetë e vendeve bregdetare të Afrikës Lindore, mund të shihen reliket kulturore të çajit kinez.
pemët e çajit në Kenië/CFP
Me zhvillimin e revolucionit industrial, në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, evropianët filluan të mbillnin pemët e çajit në Afrikë, të cilat hodhën rrënjë në kontinentin afrikan, veçanërisht në zonat e Afrikës Lindore.
Kenia, Tanzania, Uganda, Malavi dhe Mozambiku u bënë vendet kryesore të prodhimit të çajit në Afrikë, të cilat më pas zhvilluan sektorët e çajit të tyre, në bazë të klimës dhe kushteve tokësore të shkëlqyera.
CFP
Kenia është një ndër katër vendet kryesore të prodhimit të çajit në botë. Mjedisi natyror dhe kushtet e veçanta klimatike, i japin një shije të veçantë çajit lokal. Për shembull, metoda e mbjelljes dhe prodhimit të çajit të Kenias i përafrohet asaj kineze, duke u preferuar shumë në tregjet ndërkombëtare. Çaji i zi kenian gëzon një famë të lartë në tregun ndërkombëtar dhe është një nga mallrat e rëndësishme të eksportit të Kenias. Cilësia e lartë dhe shija unike e çajit të Kenias tërheq shumë konsumues të çajit.
Përveç kësaj, populli afrikan kultivoi traditën e veçantë të pirjes së çajit, e cila u bë një pjesë e pashmangshme e jetës së tyre.
CFP
Vitet e fundit, me thellimin e pandërprerë të marrëdhënieve kino-afrikane, kultura e çajit u përhap gjerësisht në Afrikë. Çajtoret kineze u shfaqën gjerësisht në qytetet e ndryshme të Afrikës. Banorët afrikanë fillojnë të përdorin sendet e çajit kinez për të pirë çajin.
Në kohët e sotme, sektorët e prodhimit të çajit si mbjellja, përpunimi, shitja dhe eksportimi i tij, ofrojnë shumë vende pune për afrikanët, veçanërisht në zonat fshatare. (Xu Guang)