'Psikologu Online' është një platformë e dedikuar për ofrimin e shërbimeve të këshillimit psikologjik online në mënyrë të sigurt. Duke kombinuar ekspertizën profesionale me qasjen digjitale, platforma ofron mbështetje për çrregullime të ankthit, stresit, depresionit dhe të tjera. Shërbimi është kryesisht për emigrantët, të cilët përballen me sfida emocionale dhe psikologjike për shkak të largimit nga atdheu, procesit të adaptimit në vende të reja dhe vështirësisë për të marrë shërbim në gjuhën shqipe. Ndërkohë është i hapur për të gjithë ata që preferojnë këtë formë shërbimi për shkak të rehatisë në kohë, lëvizje dhe privatësi.
Jonarda Kerkuti ( foto personale) (2)
CMG: Si do ta cilësonit këtë platformë?
Jonarda Kërkuti: Kjo është një mundësi shumë e mirë për të promovuar platformën që edhe njerëzit të kenë mundësinë për të përfituar më tepër në çdo kohë.
CMG: Kur është krijuar?
Jonarda Kërkuti: Kjo platformë është krijuar në vitin 2019 si një ide dhe më pas është zhvilluar në vitin 2021 ku unë së bashku me psikologet e tjera nisëm punën dhe ofruam shërbime.
CMG: Si përdoret shërbimi?
Jonarda Kërkuti: Shërbimi përdoret edhe nga shqiptarët që duan të zhvillojnë seanca online, por fokusi ynë është jashtë vendit sepse është komuniteti shqiptar atje që ka më tepër nevojë se çdo traget grupi tjetër. Ka në serë sfidash në sistemin shëndetësor në vende të ndryshme të huaja që ne shpesh nuk i njohim, por që ato janë prezente dhe kësisoj kemi menduar se duhet t'iu qëndrojmë më pranë për orare që ata nuk mund të rezervojnë apo për pamundësi për të shkuar në klinika.
CMG: Kur ka lindur si ide?
Jonarda Kërkuti: Idea ka nisur para pandemisë dhe mund të cilësohej si një revolucion sepse njerëzit nuk ishin mësuar për të marrë shërbim online në fushën e psikologjisë. Ajo që më pas na dha shtyse ishte izolimi dhe pandmeia njerëzit filluan t'i normalizoin termat online dhe kjo na ndihmoi më tepër që ne të kishim akses online. Ideja ime ishte që të merrnin shërbim emigrantët, duke qenë se ka shumë shqiptarë në diasporë dhe nevoja ka qenë e madhe. 'Psikologu Online' nuk është thjesht një platformë për ofrimin e shërbimeve të këshillimit psikologjik, por edhe një hapësirë ku përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor. Platforma krijon një vlerë të dyanshme: nga njëra anë, ofron mbështetje për individët që kërkojnë ndihmë psikologjike; nga ana tjetër, ne jemi të angazhuar në rekrutimin e vazhdueshëm të psikologëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit mendor. Jam shumë e lumtur me arritjet tona deri tani dhe e motivuar të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi gjithmonë e me shume.
CMG: A keni pasur sfida për realizimin?
Jonarda Kërkuti: Ka qenë e vështirë sepse çdo gjë është realizuar vetë. Investimi ka qenë personal dhe ne nuk kemi pasur mbeshtetje nga partnerët e tjerë dhe më pas është edhe koha sepse duhet t’i dedikosh kohë çdo gjëje që ti ke marrë si hap të parë përsipër.
Jonarda Kerkuti ( foto personale)
CMG: Si ju kontaktojnë?
Jonarda Kërkuti: Ne na kontaktojnë kryesisht përmes website sepse aty gjejnë një pasqyrë të qartë të asaj që ofrojmë dhe që kemi si objektiv. Tashmë ka edhe platforma të tjera në rrjetet sociale. Ne kemi punuar edhe për të krijuar një kontent cilesor sepse ne kemi parimin që nuk krijojmë shumë por krijojmë cilësisht. Kjo ka qenë qasja jonë kryesore, të shkojmë tek njerëzit duke i edukuar për të konsideruar çdo shqetësim që ata kanë dhe më pas të marrin ndihmën nëse e kanë të nevojshme.
CMG: Cilat janë shqetësimet më të shpeshta?
Jonarda Kërkuti: Ankesa kryesore dhe shqetësimi kryesor është ankthi dhe problemet në mardhënie. Janë alarme që pas përfundimit të pandemisë. Patjetër që ajo periudhë zgjoi të gjitha gjendet emocionale apo traumat që nuk i kishin vënë rëndësi më herët dhe ju nxori në dritë të gjitha pasigurtë që ata kishin më njëri-tjetrin.
CMG: Sa zgjasin terapitë?
Jonarda Kërkuti: Terapitë zgjasin sipas individit dhe në varësi të atij shqetësimi që ka një person. Mendimet sa më shumë të zgjasin brenda një njeriu aq më tepër të dëmtojnë edhe fizikisht. Të gjitha këto i ka qendërsuar dhe i ka ngritur muret brenda vetes. Një element tjetër është edhe koha sepse sa më i rritur të jetë në individ aq më të ngurtësuara i ka mendimet .
CMG: A mund të vijnë fëmijët në terapi?
Jonarda Kërkuti: Fëmijët nuk mund të marrin vendime vetë por janë prindërit ata që shpesh i shtyjnë për të marrë një vendim dhe për të ardhur në seancat tona online. Duhet miratimi paraprak sepse nën moshën 18 vjeç nuk na lejohet që t’i marrim përsipër.
CMG: Sa seanca në muaj realizoni?
Jonarda Kërkuti: Një numër i përgjithshëm në muaj, mund të jenë 150 seanca në muaj që ofrohen nga psikologë të ndryshëm që ne kemi vendosur për të mbuluar fusha të ndryshme të shqetësimeve përkatëse dhe që janë ne përshtatje të shqetësimeve që po kalojnë.
Platorma Psikologu Online (foto personale)
CMG: Të gjitha terapitë ofrohen online?
Jonarda Kërkuti: Të gjitha terapitë janë zgjedhur të tilla që mund të ofrohen online dhe që janë studiuar që mund të ofrohen online. Kuptojmë që janë të suksesshme sepse shpesh ka një rikthim të tyre tek ne dhe kuptojmë që kemi ndërtuar një besueshmëri dhe rehati që ai të shprehet lirshëm në një terapi që ndjek.
CMG: A keni një këshillë për të gjithë pacientët?
Jonarda Kërkuti: Keshilla është duke marrë në konsideratë eksperiencën është të mos lihet shumë kohë me shqetësimin. Në momentin që ndjen një shqetësim duhet të vijnë menjëherë sepse më pas është e vështirë të ndërhyhet.
Intervistoi :Megi latifi