Një gibon me kreshtë të zezë Hainan në parkun kombëtar të pyjeve tropikale Hainan në provincën Hainan të Kinës jugore/CGTN
Çdo muaj, Wang Jianqiang përgatit mbi 10 kg pajisje e ushqime dhe niset drejt Hainanit, në zonën qendrore të Parkut Kombëtar të Pyjeve Tropikale, për të monitoruar majmunët e species gibon me kreshtë të zezë.
Si anëtar i ekipit të monitorimit të parkut, Wang, i cili është mbi 50 vjeç, i ka kushtuar të paktën pesë ditë në muaj prej vitesh monitorimit, dokumentimit të popullsisë dhe sjelljeve të gibonëve në zonën qendrore të parkut.
Në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), popullsia e gibonëve listohet si e rrezikuar në mënyrë kritike, pasi dikur numri i këtyre specieve ra ndjeshëm për shkak të shkatërrimit të habitatit. Deri në vitet 1970, kishte më pak se 10 gibonë.
"Ishte një periudhë kur konsiderohej fat, nëse arrije të shihje qoftë edhe një gibon të vetëm në 10 vizita në zonën qendrore. Kjo i përket të shkuarës. Tani mund të shohim më shumë gibona se kurrë," thotë me krenari Wang.
Popullsia ka lulëzuar falë përmirësimit të monitorimit ditor, restaurimit të habitatit dhe zbatimit të një strategjie afatgjatë mbrojtjeje e kërkimi. Popullsia u rrit nga 13 specie në vitin 2003 në 33 të tilla në vitin 2020. Që nga themelimi i parkut kombëtar në vitin 2021, popullsia është shtuar duke arritur në 42 gibonë.
Zgjerimi i popullsisë së gibonit me kreshtë të zezë në Hainan, pasqyron angazhimin e Kinës për mbrojtjen ekologjike.
Një pamje e Parkut Kombëtar Sanjiangyuan./CFP
Me kalimin e viteve, Kina ka zbatuar një sërë reformash ekologjike për të zhvilluar "qytetërimin e saj ekologjik". Krijimi i sistemit të zonave të mbrojtura me parqet kombëtare si shtyllë, u propozua si pjesë e këtyre reformave në vitin 2013.
Sistemi i parqeve kombëtare synon t'i japë fund menaxhimit të segmentuar të një rezervati natyror që mbulon provinca të shumta, në mënyrë që të garantohet integriteti i habitateve të kafshëve të egra.
Në vitin 2015, Kina nisi një projekt pilot me 10 parqe kombëtare, për të mbrojtur mjedisin natyror dhe biodiversitetin. Në tetor 2021, pesë nga këto u shpallën parqe kombëtare duke përfshirë Parkun Kombëtar Sanjiangyuan, Parkun Kombëtar të Malit Wuyi, Parkun Kombëtar të Pandave Gjigante, Parkun Kombëtar të Tigrit dhe Leopardit të Kinës Verilindore dhe Parkun Kombëtar të Pyjeve Tropikale të Hainanit, duke përmirësuar më tej sistemin e parqeve kombëtare.
Që nga krijimi i grupit të parë të parqeve kombëtare, përpjekjet kanë sjellë arritje të rëndësishme në mbrojtjen e kafshëve të egra.
Parku Kombëtar i Malit Wuyi/CFP
Parku Kombëtar i Pandave Gjigante po ndërton korridore ekologjike. Ai ka krijuar Qendrën Kombëtare Kërkimore të Mbrojtjes së Pandave Gjigante, duke përmirësuar burimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e pandave të egra.
Që nga viti 2023, Parku Kombëtar Sanjiangyuan ka investuar gati 7 miliardë juanë (rreth 1 miliard dollarë) në restaurimin ekologjik, mbrojtjen e burimeve të Lumit Yangtze, Lumit të verdhë dhe Lumit Lancang. Numri i antilopave tibetiane është rritur nga më pak se 20,000 në vitet 1990 në mbi 70,000.
Parku Kombëtar i Pandave Gjigante/CFP
Ndërkohë, numri i tigrave siberianë në Parkun Kombëtar të Tigrit dhe Leopardit Verilindor është rritur në mbi 50 të tillë dhe numri i leopardëve Amur tani tejkalon 60 specie.
Në dhjetor 2022 Kina shpalli projektin për të krijuar sistemin më të madh të parqeve kombëtare në botë deri në vitin 2035, me qëllim për të rritur mbrojtjen ekologjike në mbarë vendin. Projekti përfshin 49 zona kandidate për parqe kombëtare, të cilat mbulojnë afërsisht 1.1 milion kilometra katrorë. Zonat kandidate përmbajnë më shumë se 5,000 specie vertebrore të egra dhe 29,000 lloje bimësh të larta. Projekti pritet të përfshijë mbi 80% të faunës dhe florës rreptësisht të mbrojtur të Kinës.(Xu Guang)