Qeska aromatike për Festën e Varkës së Dragoit
2024-06-05 17:32:56

Qeskat aromatike 

Qeskat aromatike 

Qeskat aromatike janë të lidhura ngushtë me Festën e Varkës së Dragoit, pasi njerëzit i vënë këto qeska me shpresën që të shmangin të keqen, të largojnë insektet ose të parandalojnë djersitjen. Në fshatin Huainan të provincës Anhui në Kinën Lindore, banorët po mbledhin, ziejnë dhe klasifikojnë barishte për të mbushur qeskat e qëndisura. Këto barishte mbillen çdo vit në vjeshtë dhe pastaj mblidhen në fillim të verës së ardhshme. Një ndër proceset e përgatitjes së tyre është përvëlimi i bimëve të freskëta në ujë të valuar. Së shpejti, këto qeska aromatike do të varen në krahinat e ndryshme të Kinës me afrimin e kësaj feste.

Qeskat aromatike e kanë origjinën nga "terapia e veshjes" e mjekësisë tradicionale dhe vlera mjekësore e tyre shfaqet kryesisht në këto drejtime:

1. largimi i insekteve dhe shmangia e dëmtuesve: aroma e barishteve të mjekësisë tradicionale kineze në qeskat aromatike mund të largojë insektet.

2. forcimi i imunitetit: sipas studimeve moderne, përbërësit e barishteve mund të hyjnë në trup nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe të stimulojnë mukozën e hundës për të sekretuar imunoglobulinë, gjë që ka rol frenues për shumë baktere.

3. ndihma për trajtimin e sëmundjeve: sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, barishtet në qeskat aromatike mund të thithen nëpërmjet mukozës së gojës e të hundës dhe poreve të lëkurës.

barishte

barishte