Në komunitetin ndërkombëtar të arteve marciale, po shfaqet me shpejtësi një yll i ri. Ajo është Zhang Hanliang, e cila vjen nga provinca Gansu e Kinës veriperëndimore. Falë teknikës së saj të shkëlqyer dhe përpjekjeve të pandërprera, Zhang Hanliang po i prezanton botës sharmin e madh dhe të thellë të arteve marciale kineze.
Zhang Hanliang lindi në një familje artesh marciale dhe mjekësore. Që fëmijë ajo u tërhoq thellë nga artet marciale. Në moshën 7 vjeçare filloi ti mësonte zyrtarisht ato. Pas këmbënguljes dhe stërvitjes disa vjeçare, Zhang Hanliang jo vetëm që fitoi çmime në garat e arteve marciale brenda dhe jashtë vendit, por u bë gjithashtu një trashëguese e shkëlqyer e Tongbei, artit marcial tradicional kinez.
Sistemi teknik i artit marcial Tongbei është gjithëpërfshirës, duke mbuluar shumë aspekte si Arti i Quanit, armët, rutinat e kongfusë etj.
Në jetën e përditshme, Tongbei mund të përdoret për vetëmbrojtje, për përmirësimin e ndërgjegjësimit të sigurisë dhe aftësisë së vetëmbrojtjes. Përveç kësaj, praktikimi i Tongbei mund të përmirësojë shëndetin fizik, imunitetin, si edhe shëndetin psikologjik.
Shfaqja e Zhang Hanliangut u pëlqye gjerësisht në internet dhe u mirëprit ngrohtësisht nga tifozët e saj brenda dhe jashtë vendit. Në video, Zhang Hanliang shfaqet e veshur me të kuqe, duke mbajtur një shumëllojshmëri armësh dhe duke paraqitur rutinat e ndryshme të kongfusë. Çdo lëvizje është e saktë dhe e fuqishme, duke demonstruar plotësisht sharmin e arteve marciale kineze.
Gjatë intervistës, Zhang Hanliang u shpreh: "Artet marciale janë drita më e shndritshme në trupin tim. Shpresoj që nëpërmjet përpjekjeve të mia, sa më shumë njerëzit të njohin dhe të dashurojnë artet marciale kineze." Fjalët e saj shprehin dashurinë e pafund dhe besimin e fortë për trashëgimin e kulturës.
Artet maciale të Zhang Hanliangut tërhoqën jo vetëm vëmendjen e madhe brenda Kinës, por edhe vlerësimet e gjera jashtë saj. Ajo është ftuar shumë herë në aktivitetet e shkëmbimit të arteve marciale ndërkombëtare. Gjithashtu ajo ka dhënë leksione në Francë, Rusi, Malajzi etj, për të mësuar thelbin e arteve marciale kineze. Teknika e shkëlqyer dhe kultura e thellë e arteve marciale e shfaqur nga ajo, tërhoqi interesin e madh të miqve të huaj për artet maciale kineze.
Përveç aftësive të shkëlqyera në artet marciale, prejardhja akademike e Zhang Hanliang është gjithashtu e jashtëzakonshme. Ajo jo vetëm që është një studente me master në artet marciale, por edhe një studiuese që fokusohet në studimin e sporteve tradicionale kombëtare.
Kur u pyet se çfarë nënkuptojnë artet marciale për të, Zhang Hanliang përgjigjet: "Artet marciale nuk janë thjesht disa lëvizje dhe rutina. Ato përmbajnë kulturën e gjerë dhe të thellë të kombit kinez.”(Xu Guang)