Këtë vit, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngriti për dy herë parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2024 dhe u shpreh se ekonomia globale ka shfaqur “qëndrueshmërinë tërheqëse” duke forcuar besimin e bashkësisë ndërkombëtare për “uljen e butë” të ekonomisë.
Njëkohësisht FMN vuri në dukje se rritja ekonomike globale përballet ende me rrezikun e ngritjes së çmimit të mallrave, të normës së lartë të interesit, të situatës së tensionuar gjeopolitike. Nën këtë sfond, si duhet të bashkëpunojnë vendet e ndryshme për tu përballur me sfidat?
Gjatë një interviste për CMG, Presidentja e FMN-it Kristalina Georgieva shprehu mendimet e saj.
Kristalina Georgieva u shpreh se ekonomia botërore ka shpresë të realizojë “uljen e butë”. Bankat qendrore të vendeve të ndryshme duhet të rregullojnë me saktësi politikën e tyre monetare, për të përcaktuar përmasat e uljes së normës së interesit, sepse tani gjendja ekonomike e vendeve është e ndryshme.
Gjatë intervistës, presidentja Kristalina Georgieva u shpreh se sukseset e zhvillimit, gjallëria e shoqërisë kineze dhe entuziazmi i popullit kinez i ka lënë përshtypje shumë të thella. Sipas saj, Kina është kontribuesja aktive për bashkësinë ndërkombëtare dhe një pjesëmarrëse e rëndësishme në FMN. Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm udhëheqës në fushën e ndryshimit klimatik, të ekonomisë digjitale, të promovimit të integrimit të ekonomisë globale etj. duke dhënë shembull për vende të tjera.
FMN u themelua në vitin 1945 dhe deri tani ka 190 vende anëtare. Kjo organizatë punon për të promovuar bashkëpunimin monetar, zhvillimin tregtar dhe rritjen ekonomike të vendeve të ndryshme anëtare. Kristalina Georgieva lindi në Bullgari dhe është presidentja e parë e FMN nga një vend i Evropës Lindore. Në vitin 1993, ajo shkoi në Bankën Botërore për punë, pastaj punoi në Komisionin e BE-së. Kristalina Georgieva ka përvojë të pasur në fushën financiare e të zhvillimit ndërkombëtar. (Fani)