Kohët e fundit, një mjeke e veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut. "Ajo" është "Xiaojun", një radiologe digjitale në gjuhën kineze, e para në të gjithë botën. Eshtë studiuar dhe krijuar nga Instituti i Teknologjisë së Pekinit, në bashkëpunim me Spitalin Tiantan të Pekinit.
Sipas raporteve, kjo radiologe "Xiaojun" mund të japë opinione diagnostikuese për qindra sëmundje, përfshirë sëmundjet cerebrovaskulare, sëmundjet infektive dhe tumoret në shumë zona si truri, qafa dhe gjoksi. Pas verifikimit të afro njëmijë rasteve, saktësia e diagnozës mbikalon 95%.
"Pas miliona trajnimeve dhe reagimeve nga ekipi i mjekëve të vijës së parë, Xiaojun është vërtet e barabartë me një mjeke me përvojë të pasur, në departamentin e imazherisë të Spitalit Tiantan.
"Shpresojmë që ajo të zgjidhë problemin e mungesës së mjekëve në shumë spitale të qyteteve të tjera.” u shpreh profesorja e Institutit të Teknologjisë së Pekinit, Zhang Meihui. Ajo tha se kjo radiologe digjitale "Xiaojun" është e hapur për përdorim falas tek publiku. Mjekët mund të ngarkojnë të dhënat e imazheve dixhitale për konsultim online.
Në kohët e sotme, teknologjia e imazhit mjekësor është bërë metoda standarde e diagnostikimit dhe mjekimit të shumë sëmundjeve. Aktualisht, në vendin tonë ekziston mungesa serioze e radiologëve. Ndaj, teknologjia e imazheve mjekësore ka nevoja shumë urgjente.
Zhang Meihui tha se të dhënat e spitalit përfshijnë informacione private të pacientit, ndaj nuk mund të përdoren për studim. Vitet e fundit, studentët e universitetit bashkëpunuan me mjekët e vijës së parë, për të siguruar punën studimore e kërkimore.
Më në fund, lindi një radiologe digjitale “Xiaojun”, që bazuhet në modelin e parë në botë të inteligjencës artificiale (LLM) i projektuar veçanërisht për diagnostikimin e imazherisë mjekësore – modeli i madh “Longying" (RadGPT).
Sipas Zhang Meihui-së, krijimi i këtij modeli vjen falë bashkëpunimit mes universitetit dhe spitalit, falë miliona imazheve mjekësore dhe përvojës profesionale dhjetravjecare të diagnostikimit.
Sipas Zhang Huimei, shkalla e saktësisë së diagnostikimit të radiologes "Xiaojun" mbi 95%, bazohet në treguesit gjithëpërfshirës. Koha mesatare e diagnostikimit është vetëm 0.8 sekonda.
Aktualisht, kjo radiologe "Xiaojun" po përdoret në spitalin Tiantan. Në të ardhmen, nëse do përdorej në spitalet e qyteteve të tjera, do t'i jepte zgjidhje problemit të mungesës së radiologëve.
Njoftohet se funksionet e ndryshme të radiologes "Xiaojun" po përmirësohen. Në vazhdim "Xiaojun" do të mësojë raportet e imazherisë dhe përvojën e diagnostikimit profesional. (Xu Guang)