Vitet e fundit, popullariteti i shfaqjeve skenike të bazuara në kulturën tradicionale kineze ka marrë vrull brenda dhe jashtë vendit.
Ndërsa Dy Sesionet e këtij viti janë afër, CGTN-i ftoi Shen Chen, një anëtar i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) dhe drejtor artistik i Grupit të Arteve Interpretative Orientale të Kinës, për të folur mbi prirjet e ardhme të arteve skenike kineze.
Vizitorët vlerësojnë pikturën "Panorama e maleve dhe lumenjve" në Muzeun Kombëtar në Pekin
Shen, i cili drejtoi ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit 2008 dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, i tha CGTN-it se sivjet ai planifikon të paraqesë një propozim mbi teatrin digjital.
“Nga faza fillestare e pasprodhimi deri te shikimi i shfaqjes, i gjithë procesi duhet të digjitalizohet dhe të ketë një ndjenjë të fortë të metaversit”, shpjegoi ai, duke shtuar se Kina dhe bota kanë hyrë në epokën digjitale.
Shen beson se forma e teatrit digjital do të ndryshojë mendjet e njerëzve në një nivel global, "ashtu si kur doli filmi 'Avatar', nga 2D në 3D".
Një skenë nga muzika kineze "Su Dongpo" e bazuar në jetën e poetit Su Shi të dinastisë Song (960-1279).
Kultura tradicionale shkëlqen në skenat moderne kineze
"Vallëzimi poetik: Udhëtimi i një pikture legjendare të peizazhit" është bërë në një nga shfaqjet më të dashura në Kinë që nga premiera e tij në vitin 2021 në Pekin. Biletat për ta parë atë tani është e vështirë për t'u gjendur.
Drama e vallëzuar e Grupit të Arteve Interpretative Orientale të Kinës u krijua në bazë të një pikture peizazhi tradicionale kineze nga dinastia Song (960-1279) të titulluar "Panorama e maleve dhe lumenjve".
Një foto skenike e dramës kineze të kërcimit "Vallëzimi poetik: Udhëtimi i një pikture legjendare të peizazhit."
Pas debutimit në Makao gushtin e kaluar dhe në Hong-Kong në janar, drama e vallëzuar do të nisë turneun global dhe do të takohet me shikuesit e huaj këtë vit.
Për mendimin e Shen Chen, rritja e popullariteti të produkteve kulturore tradicionale ka ardhur prej ndryshimeve në arsimin kinez. "Brezi i ri është më i ditur se ne. Kështu, ata janë në gjendje ta çmojnë kulturën kineze," tha ai. "Veç kësaj, atyre u pëlqen të shkojnë në teatër për ta përjetuar paraqitjen bashkëkohore të kulturës tradicionale kineze në disa momente."
Regjisori mendon se artistët gjithashtu kanë marrë frymëzim nga toka e pasur e kulturës tradicionale kineze.
Shen Chen, një anëtar i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) dhe drejtor artistik i Grupit të Arteve Interpretative Orientale të Kinës
Ndërsa shfaqjet kineze po vihen në skenë jashtë vendit, Shen thekson se produktet kulturore duhet të jenë të shkëlqyera e delikate dhe të afta ta shprehin kulturën kineze në mënyrë të saktë dhe të drejtpërdrejtë.
"Ne nuk mund t'i bëjmë ata (shikuesit e huaj) ta kuptojnë të gjithë kulturën kineze ose pjesën që duam të shprehim në atë periudhë nëpërmjet një shfaqjeje," tha ai për CGTN-in. "Por ne mund t'i ndihmojmë ata ta pëlqejnë kulturën dhe të jenë të gatshëm për ta eksploruar atë."(Xu Guang)
Një skenë nga shfaqja kineze "Xiwu", e cila bashkon elementet tradicionale të Operës së Pekinit me teatrin modern.