Musk: Kina, e interesuar për një kuadër ndërkombëtar bashkëpunimi për AI-në
2023-07-14 21:25:13

Zyrtari kryeekzekutiv i kompanive “Tesla” e  “SpaceX” dhe pronari i “Twitter”-it Elon Musk u shpreh të mërkurën se ai mendon që Kina është e interesuar për një kuadër ndërkombëtar bashkëpunimi për inteligjencën artificiale (AI), mbështetur në bisedat e tij me zyrtarë kinezë disa javë më parë, njoftojnë “Reuters” dhe “Washington Times”.

Foto: VCG

Foto: VCG

Duke folur në një veprimtari “Twitter Spaces” me dy deputetë amerikanë, Musk tha.

“Kina është pa dyshim e interesuar për të punuar mbi një kuadër ndërkombëtar bashkëpunimi për rregullimin e inteligjencës artificiale,” tha Musk. Ai shtoi se ka bërë thirrje për rregulla dhe mbikëqyrje mbi AI-në, duke përfshirë në takimet e tij në Kinë.

Po atë ditë, ai shpalli themelimin e kompanisë fillestare lidhur me AI-në, të quajtur “xAI”.

Miliarderi tha se është "njëfarësoj pro Kinës", duke shtuar se ka "disa interesa të lidhura me Kinën", por mendon se "Kina është e nënvlerësuar", se "populli kinez është vërtet i mrekullueshëm" dhe se "ka shumë energji pozitive” në Kinë.

Kina shpalli kohët e fundit një sërë masash të përkohshme për të menaxhuar industrinë e inteligjencës artificiale, duke u hapur rrugën kompanive kineze të teknologjisë të nisin shërbimet lidhur me AI-në. (Li Huailiang/Artan)


Lexoni më shumë>>> “Tesla” do të ndërtojë megafabrikën e ruajtjes së energjisë në Shangai