Shërbimet shëndetësore të teknologjisë së lartë lehtësojnë barrën e njerëzve në zonat rurale
2023-05-12 15:24:50

Diagnostikimi në distancë dhe telemjekësia janë kthyer mes mjeteve të përdorura në Kinë për të ofruar kujdes shëndetësor të nivelit të lartë në zonat e largëta. Në një raport të publikuar së fundmi jepen udhëzime për  promovimin e teknologjive të tilla si konsultimi në distancë, transferimi i pacientëve në bazë të takimeve, konsultimet vijuese në internet dhe ekzaminimet në distancë, si mënyra për të lehtësuar barrën e njerëzve që jetojnë në zonat të thella dhe për të cilët udhëtimi për në spitalet e qyteteve, përveçse i vështirë, ka edhe kosto.

CFP

CFP

Shërbimet shëndetësore të teknologjisë së lartë lehtësojnë barrën e njerëzve në zonat rurale

Për vite me radhë, një nga frikërat më të mëdha me të cilat përballeshin banorët e moshuar të ishullit Mayi në provincën Zhejiang ishte udhëtimi rraskapitës për në spital kur sëmureshin.

"Nga pritja për një traget për të zbritur nga ishulli, pastaj udhëtimi me autobus, më merrte gjithë ditën për të parë një mjek",- tha Lin Zhongsu, një banor i Mayi.

Sot Lin është në gjendje të diagnostikohet nga mjekë me përvojë në qytetet më të mëdha në Zhejiang  pa pasur nevojë të largohet nga klinika e vogël e ishullit, falë përpjekjeve të bashkërenduara për të sjellë kujdes mjekësor me cilësi të lartë në zonat e largëta dhe rurale.

CFP

CFP

Në rastin e Lin, syzet 5G të realitetit të shtuar u mundësuan mjekëve të vendosur mijëra milje larg në Zhoushan dhe Hangzhou të kryenin ekzaminimin dhe të zbulonin simptomat e tij.

Miratimi i mjeteve digjitale është pjesë e përpjekjeve më të fundit të Kinës për të promovuar zhvillimin e shëndoshë të sistemit mjekësor në zonat e saj rurale.

Së fundmi u publikua një qarkore, që detajonte qëllimet për balancimin e strukturës së institucioneve mjekësore, përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e ekipeve të mirëpërgatitura të profesionistëve shëndetësorë në zonat rurale deri në vitin 2025.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021 kishte rreth 17,000 spitale të nivelit të qarkut, 35,000 klinika të qytetit dhe gati 600,000 klinika fshati në të gjithë pjesën rurale të Kinës.

Qin Jiangmei, studiuese nga Qendra Kërkimore e Zhvillimit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, tha se jetëgjatësia mesatare për banorët e zonave ruralë është rritur nga 74.1 vjet në 2010-n në 76.8 në 2020-n. Midis 2009-s dhe 2021-shit, shkalla e vdekshmërisë rurale për foshnjat, fëmijët nën pesë vjeç dhe shkalla e vdekshmërisë mëmësore të gjithë treguesit kryesorë të nivelit të shërbimit shëndetësor të një rajoni - kanë rënë me mbi 50 pikë përqindjeje.

"Më shumë se 85 për qind e banorëve të zonave ruralë tani janë në gjendje të kontaktojnë ofruesin më të afërt të shërbimit mjekësor brenda 15 minutave",- tha ajo, duke shtuar se sigurimi bazë mjekësor tani mbulon mbi 95 për qind të banorëve të zonave rurale.

Megjithatë, duke pasur parasysh plakjen e shpejtë të popullsisë së vendit dhe barrën në rritje të sëmundjeve kronike dhe kërkesat në rritje shëndetësore të fshatit, hendeku midis shërbimeve mjekësore në zonat urbane dhe ato rurale është bërë më i dukshëm vitet e fundit.

CFP

CFP

Qin tha se mungesa e profesionistëve mjekësorë po pengon avancimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në zonat rurale. "Kredencialet akademike të punonjësve të mjekësisë rurale janë relativisht të ulëta dhe ka mungesë të mjekëve të përgjithshëm të trajnuar mirë",- tha ajo. “Mjekët në zonat rurale janë në mungesë, po plaken dhe nuk janë aq të trajnuar”.

Qin tha se shërbimi i dobët mjekësor në zonat rurale po manifestohet në uljen e numrit të vizitave në klinikat e qyteteve ose fshatrave.

 Të dhënat tregojnë se vizitat në objektet mjekësore rurale përbënin 44.3 për qind të totalit të vizitave në vitin 2009, por ranë në 29.5 për qind në vitin 2021 dhe përqindja e shtrimeve në spitalet e zonave rurale ra gjithashtu nga 28.7 në 13 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

"Ndërsa migrimi drejt qyteteve ka luajtur një rol në këto ndryshime, ato pasqyrojnë gjithashtu faktin se nevojiten përpjekje më të mëdha për të kanalizuar burimet mjekësore në nivelin bazë, veçanërisht në nivelet e qyteteve dhe fshatrave",- tha ajo.

Masat që duhen marrë përfshijnë shfrytëzimin e teknologjive të zgjuara dhe të digjitalizuara për të ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor. “Duhet të promovohen teknologji të tilla si konsultimi në distancë, transferimi i pacientëve në bazë të takimeve, konsultimet vijuese në internet dhe ekzaminimet në distancë dhe përdorimi i diagnozave të asistuara nga inteligjenca artificiale duhet të përshpejtohet në institucionet e kujdesit shëndetësor rural”, - thuhet në raport.

Në qytezën malore Shawan  të Zhejiang, udhëtimi 50-minutësh për në spitalin e qarkut në qarkun autonom të Jingning She e bëri të vështirë për 77-vjeçarin Liu Yuyu që të shihte mjekët kur ai kishte probleme me kontrollin e presionit të lartë të gjakut.

“U mësova të duroja shqetësimin nga gjendja ime për aq kohë sa munda”, - tha ai. "Por tani, duke përdorur platformën e diagnozës në distancë të vendosur në klinikën aty pranë, unë jam në gjendje të shoh mjekë nga spitalet kryesore në Hangzhou pa pasur nevojë të largohem nga qyteti. Është e mrekullueshme".

Lei Yehua, një mjek në qytetin Shawan, i cili ndihmon në lehtësimin e seancave të konsultimit në distancë, tha: "Ne mjekët bazë gjithashtu kemi mësuar shumë duke qenë në gjendje të diskutojmë rastet me specialistë nga spitale më të mëdha".

Autoritetet lokale thanë se që kur shërbimi mjekësor në distancë u fut në spitalin e qarkut Jingning në fund të vitit 2022, janë diagnostikuar 300 pacientë dhe janë ofruar këshilla për menaxhimin e shëndetit për 1,500 njerëz në juridiksion. Është vlerësuar se pacientët që jetojnë në zona të largëta kanë kursyer rreth 700,000 juanë (101,000 dollarë) në shpenzimet e udhëtimit.

CFP

CFP

Përveç kësaj, dokumenti theksoi nevojën për të përmirësuar të ardhurat dhe përfitimet për mjekët e zonave rurale, në mënyrë që të inkurajohen më shumë profesionistë të mjekësisë për të punuar në fshat.

Ai sugjeroi që autoritetet vendore të rrisin subvencionet dhe të ofrojnë strehim për punonjësit e shëndetësisë në zona të largëta dhe të varfra, veçanërisht në provincat qendrore dhe perëndimore më pak të zhvilluara dhe gjithashtu kërkoi që qeveritë vendore të rrisin pensionet e mjekëve aktualisht të moshës 60 vjeç e lart.

Mou Shanyong, zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor në Shandong  tha muajin e kaluar se provinca ka caktuar 407 spitale për të shërbyer si qendra trajnimi për punonjësit e mjekësisë bazë për ta bërë më të thjeshtë për ta përmirësimin e aftësive të tyre mjekësore.