Klaudio Pulaha është menaxher rasti tek Alo 116, telefoni i ndihmës për fëmijë dhe adoleshentë. Kjo Linjë Këshillimi është lehtësisht e aksesueshme, konfidenciale, pa pagesë që është e hapur çdo ditë dhe ofron mundësi komunikimi me ekspertët për problemetqë telefonuesit kanë. Brenda një viti, Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “Alo 116” trajton qindra raste të abuzimit, dhunës dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Numri më i madh i telefonatave vijnë nga zonat urbane, si Tirana, Durrësi dhe Shkodra.
Klaudio Pulaha ( foto Abc News)
Sipas Klaudio Pulahës, punonjës social pranë linjës së këshillimit për fëmijë, “Alo 116”, çdo ditë ka 120 telefona dhe problemet që rapotohen janë të shumta.
“Mesatarja e telefonatave për një ditë në Alo 116 është diku te 120, 150 telefonata. Natyra e çështjeve, bullizmi në shkolla, dhunë në familje etj”.
Çdokujt i ka rastisur që në rrjetet sociale t’i vijnë kërkesa nga persona të panjohur. Shumë prej tyre janë persona me profile fallso dhe pasi kërkojnë komunikime private dhe grumbullojnë të dhëna sensitive për më pas u bëjnë shantazh fëmijëve dhe të rinjve që kanë rënë preh.
“Për vitin 2022 kemi pasur rreth 50 raste të ngacmimeve online ndaj fëmijëve, të rriturve dhe adoleshentëve. Përveç vjedhjeve të të dhënave personale, hapen adresa fallco dhe shantazhojnë”, tha Pulaha
Siguria dhe mirëqënia e fëmijëve duhet të jetë shqetësim për të gjithë, duke nisur nga familja. Sipas ekspertit, duhet bërë shumë kujdes që të mos jepen të dhënat personale në rrjetet sociale.
Në një bisedë për Radio Ejani eksperti Klaudio Pulaha flet rreth veprimtarisë së Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “Alo 116”
Klaudio Pulaha ( foto Dosja Al)
CMG: Klaudio si mund ta përdorin fëmijët “Alo 116”?
Klaudio Pulaha: Fëmijët janë të gjithë të ftuar ta përdorin për të mirën e tyre dhe për të mbrojtur apo kujdesur ndaj të tjerëve, të cilët i vendosin ata në rrezik. Ndërsa nuk do doja që të flisja vetëm për rastet ekstreme të marrjes në telefon pasi një fëmijë mund të marrë në telefon edhe nëse nuk ndihet rehat në shkollë apo ka marrë një notë jo të mirë dhe mund të marrë këshillim falas psikologjik.
CMG: Sa orë qëndron kjo linjë e hapur gjatë ditës?
Klaudio Pulaha: Nuk ka kohë dhe nuk ka limit. Kjo do të thotë që në çdo kohë edhe në momentin që ne jemi duke fjetur në orën 02:00, pas telefonit është një psikolog, i cili kërkon të të ofrojë ndihmë dhe suport.
CMG: A mund të bëjmë një përmbledhje të telefonatave, të cilat kanë ardhur gjatë vitit 2022?
Linja e ndihmës për fëmijë (Foto e Alo 116)
Klaudio Pulaha: Nëse do të na duhet të bëjmë rezyme atëherë mund t’iu them se 29-mijë telefonata në vit kanë mbërritur në “Alo 116”. Na janë shprehur çështje apo problematika të ndryshme. Mund të ketë qenë dicka serioze që më pas është ndjekur nga strukturat e posaçme ose dhe thjesht kanë kërkuar këshillim.
CMG: Si i klasifikoni ju telefonatat?
Klaudio Pulaha: Për ne ato janë të gjitha të rëndësishme pra nuk mund t’i ndajmë, por patjetër që ka edhe dallime sepse ka raste emergjente, ka raste që marrin thjesht për një këshillim apo terapi. Ndaj, shpesh na pyesin se si i klasifikojmë. Ne nuk e bëjmë këtë gjë thjesht në varësi të rastit, por arrijmë të shohim se çfarë përmase ai ka. Të gjithë fëmijët, të cilët duan të marrin në telefon, nuk ka rëndësi problem sado i vogël të jetë, ata duhet të marrin në telefon.
Linja kombëtare (Foto Linja)
Linja për këshillim (foto Facebook)
CMG: A ruhet konfidencialiteti në “Alo 116”?
Klaudio Pulaha: Patjetër që po dhe ne përpiqemi që edhe në rastet më ekstreme të jemi shumë të kujdeshëm. Përpiqemi që fëmijët të mos i lëndojmë duke mos u treguar sekretet e tyre. Ka shumë fëmijë që raportojnë raste bullizmi në shkollë dhe kërkojnë që të mos ju publikohet emri dhe ne nuk e nxjerrim atë.
CMG: Sfidat në botën e internetit janë shumë të mëdha dhe fëmijët janë ata që janë tepër të ekspozuar dhe kërcënuar?
Klaudio Pulaha: Po është një sfidë shumë e madhe që ne hasemi gati çdo ditë me raste që raportojnë se ndihen të rrezikuar dhe prekur në rrjete sociale.
Data 7 shkurt ishte dita ndërkombetare e internetit të sigurt dhe janë kryer shumë aktivitete për sigurinë e tyre. Përsa i përket rasteve të ngacmimeve në rrjete sociale, unë do dëshiroja që t’iu bëja thirrje prindërve që të jenë më të kujdeshëm kur ekspozojnë pamjet e tyre apo lejojnë të tjerët të ekspozojnë imazhe.
Poster i linjës (Foto Alo 116)
Intervistoi Megi Latifi.